• |
ide | kryesore

OKB kryqëzon Kinën: Po internon 1 milion ujgurë

F1, Planet



Një panel i të drejtave të njeriut të OKB-së njoftoi të premten se kishte marrë shumë raporte të besueshme se 1 milion ujgurë etnikë në Kinë mbahen në një “kamp masiv internimi të fshehur”.

Gay McDougall, një anëtare e Komitetit të OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor, deklaroi se 2 milionë ujgurë dhe pakica muslimane janë detyruar të qëndrojnë në “kampet politike për indoktrinimin” në rajonin autonom të Xinjiangit perëndimor.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për raporte të shumta dhe të besueshme që kemi marrë, që në emër të luftimit të ekstremizmit fetar dhe ruajtjes së stabilitetit shoqëror, Kina e ka kthyer rajonin autonom të Ujgurit në diçka që i ngjan një kampi masiv internimi që është fshehur nga publiku, e ka kthyer në një lloj “zone pa të drejta”, – tha McDougall.

Kina thotë se Xinjiang përballet me një kërcënim serioz nga militantët dhe separatistët islamikë të cilët kryejnë sulme dhe nxisin tensionet mes pakicës muslimane të Ujgurit, të cilët e quajnë rajonin shtëpi, dhe shumicën etnike Han-Kineze.

Delegacion kinez prej rreth 50 zyrtarësh nuk bëri asnjë koment mbi vërejtjet e saj në seancën e Gjenevës, që vazhdon edhe të hënën.

Pretendimet erdhën nga burime të shumta, përfshirë grupin aktivist të mbrojtësve të të drejtave të njeriut kinez, grup i cili tha në një raport muajin e kaluar se 21 përqind e të gjitha arrestimeve të regjistruara në Kinë në vitin 2017 ishin në Xinjiang.

Më parë, Yu Jianhua, ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, tha se Kina po punonte drejt barazisë dhe solidaritetit midis të gjitha grupeve etnike.

Por, McDougall tha se pjesëtarët e bashkësisë ujgure dhe muslimanët e tjerë po trajtoheshin si “armiq të shtetit” vetëm në bazë të identitetit të tyre etno-fetar.

Më shumë se 100 studentë me prejardhje ujgure që u kthyen në Kinë nga vendet ku studionin, përfshirë Egjiptin dhe Turqinë, ishin arrestuar, dhe disa kishin vdekur në paraburgim, konkludon OKB.

Fatima-Binta Dah, një anëtare e panelit, iu referua “arrestimit arbitrar dhe masiv të pothuajse 1 milion ujgurëve” dhe pyeti delegacionin kinez:

“Cili është niveli i lirisë fetare të disponueshme tani për ujgurët në Kinë? Çfarë mbrojtjeje ligjore ekziston për ta që të praktikojnë fenë e tyre?”

Anëtarët e këtij paneli gjithashtu ngritën raporte për keqtrajtimin e tibetianëve në rajonin autonom.

“Trupi i OKB-së ruajti integritetin e tij, qeveria mori një mesazh shumë të qartë,” – i tha Reuters-it në këtë takim Golok Jigme, një murg tibetian dhe ish-i burgosur që jetonin në mërgim.

Huffington Post, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. kinezet jan baba te edvin rames e mao LUU ce dun.popull qelb si shqiptaret qe komuistet ju japin bar,lesh negjmije,kak mao ce duni,dhjere qu en llaji,shurr stalini e rreshka bythe enveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *