• |
ide | kryesore

PAMJE TË RËNDA/ Të mbytur në gjak, trupat e pajetë të 8 viktimave në morgun e spitalit të Vlorës

Lajme, Të fundit



Në morgun e spitalit të Vlorës gjatë natës mes së premtes dhe të shtunës u krye ekspertiza e trupave pajetë të 8 viktimave të masakrës së Selenicës, mes tyre dy fëmijë. Mësohet se 8 viktimat kanë patur plagë në pjesën e sipërme të bustit.

Katër ambulanca sollën në spitalin e Vlorës 8 trupat e pajetë të masakrës në Selenicë. Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme mbërritën dy ambulancat e para, ku secila prej tyre transportonte nga dy trupa të pajetë.

Pas një ore, u sollën edhe katër viktimat e fundit midis të cilëve edhe dy fëmijët. Gjatë kohës së mbërritjes së trupave në spitalin e Vlorës nuk kishte të afërm apo familjarë të viktimave, por vetëm mjekë, infermierët dhe forca të policisë së rendit.

https://www.youtube.com/watch?v=_8FVYsoOiq0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *