• |
ide | kryesore

Video/Premier League nën shenjën e të mëdhave, fitojnë Chelsea e Tottenham

Sport, Video



Nuk zhgënjejnë të mëdhatë në debutimin në Premier League, në pritje sigurisht të zbritjes në fushë të Manchester City, Arsenal e Liverpool. Pretendimet i hapi Mancheseter United një ditë më parë, por i mbajtën hapin Mourinhos & të tjerëve edhe Tottenham Hotspur dhe Cheslea. Asnjë gol i Kane, por Pochetinos ia dhanë fitoren golat e Vertognhen dhe Alli.

Vëmendja ishte përqendruar edhe në impaktin e parë me futbollin ishullo të Maurizio Sarrit. Ish-tekniku i Napolit, pa Hazard, merr fitoren e parë në drejtimin e Chelseat, me golat e Kante, Jorginhos e Pedro.

11 metërsh i shndërruar në gol, që i dhanë brazilianit të natyralizuar si italian, debutimin e ëndërrave në Premier. Një lehtësim edhe për Sarrin që e kërkoi me ngulm regjistin e mesfushës.


Bournmouth dhe Watford nuk falin në shtëpi, ndërsa fitore të rëndësishme në transfertë ka marrë edhe Crystal Palace, që shkon të fitojë në Londër përballë Fulham.

PREMIER LEAGUE – 11 Gusht
Newcastle United      1 – 2 Tottenham Hotspur
AFC Bournemouth    2 – 0 Cardiff City
Fulham                        0 – 2 Crystal Palace
Huddersfield Town   0 – 3 Chelsea
Watford                       2 – 0 Brighton & Hove Albion

RENDITJA
1 Chelsea                            3
2 AFC Bournemouth       3
2 Crystal Palace                3
2 Watford                          3
5 Manchester United      3
5 Tottenham Hotspur     3
7 Arsenal                           0
7 Burnley                           0
7 Everton                           0
7 Liverpool                        0
7 Manchester City            0
7 Southampton                 0
7 West Ham United         0
7 Wolverhampton            0
15 Leicester City               0
15 Newcastle United        0
17 Brighton                        0
17 Cardiff City                   0
17 Fulham                          0
20 Huddersfield               0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *