• |
ide | kryesore

Protestat anti-qeveritare dalin jashtë kontrollit në Rumani, 450 të plagosur (VIDEO)

Planet



Kanë përshkallëzuar në dhunë protestat anti qeveritare në Rumani. Mediat raportojnë se 450 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, mes tyre protestues por edhe efektivë të policisë.

Protestat anti-qeveritare në Bukuresht nisën më 10 gusht, kur protestuesit mbushën rrugët duke kërkuar nga qeveria të japë dorëheqje për shkak të ndryshimit të disa ligjeve, të cilat, sipas kritikëve, do të bënin më të vështirë që të ndiqen veprat korruptive.

Dhuna u përshkallëzua pasi policia përdori gazin lot sjellës ndaj protestuesve, të cilët u kundërpërgjigjën me gurë, shishe apo tymuese.

Presidenti rumun Klaus Iohannis, i njohur si kritik i qeverisë, ka dënuar ndërhyrjen e dhunshme të policisë.

“Dënoj fuqishëm ndërhyrjen e dhunshme të policisë, që ishte në disproporcion me veprimet e shumicës së njerëzve që kishin dal në shesh”, – shkroi ai në Facebook, ndërsa kërkoi sqarime nga ministria e brendshme në lidhje me masat e ndërmarra për ndërhyrjen ndaj protestuesve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *