• |
ide | kryesore

Standard Liezh tall Napolin: Ochoa? N’a jepni në huazim Mertens

Sport



Napoli dëshiron me cdo kusht portierin e Meksikës, Ochoa, por Standard Liezh nuk joshet aspak nga formula e transferimit me të cilin duan të manovrojnë italianët, duke i dërguar atyre një mesazh të qartë: “Edhe ne duam të marrim Mertens në huazim me të drejtë blerje, por nëse do ta kërkonim do të na qeshnin në fytyrë – tha Drejtori Sportiv Olivier Renard për VoetbalPrimeur.be – Ochoa meriton një klub të madh, është një portier e një person i mirë, por kjo nuk do të thotë se duhet të pranojmë të na vendosin kushte”.

Napoli ka gjetur tek meksikani profilin ideal të portierit që kërkon dhe klubi i De Laurentiis ka arritur edhe akordin me të, por situata është bllokuar për shkak të formulës së shitjes: Napoli e do në huazim, ndërsa Standard Liezh pretendon një transferim me titull përfundimtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *