• |
ide | kryesore

Aksidentoi fëmijën në Kamëz/ Drejtuesja e mjetit: Nuk po flisja në celular

Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës la në burg Rezina Koleci, drejtuesja e mjetit që aksidentoi për vdekje 8-vjeçaren Esmeralda Ndreu dhe te riun Ramazan Isha. E pandehura është shfaqur e tronditur dhe e penduar në sallën e gjyqit duke shpjeguar momentin e aksidentit. Sipas saj, një prej viktimave, Ramazan Isha i ka dalë përballë me biçikletë papritur dhe nga aty mjeti ka devijuar.

“Nuk isha me shpejtësi, në një moment më doli para biçikleta dhe bëra manovër për ta shmangur dhe aty humba kontrollin” tha Koleci. Prokuroria e akuzon gruan se ka qenë duke përdorur telefonin celular, por vetë drejtuesja e mjetit e mohon këtë pretendim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *