• |
ide | kryesore

E akuzuan për tradhëti, Ariana Grande u përgjigjet live

Paparazzi, Slider



Ariana Grande ka qenë në qendër të vëmendjes, jo dhe aq për muzikën e saj, por më shumë për lidhjen me të fejuarin Pete Davidson.

Gjithsesi, këtë herë ajo është shënjestruar nga ndjekësit e saj në Instagram, të cilët pasi kanë parë një listë të këngëve që bëjnë pjesë në albumin e ri të Grandes, kanë lënë komentet e tyre veçanërisht për një këngë që duket se është dedikim për bashkëshortin e saj të ardhshëm dhe si titull mban “Pete Davidson”.

Ka qenë një ndjekëse e yllit të popit, ajo që pasi ka thënë se nuk do ta dëgjojë asnjëherë këtë këngë të albumit të ri dhe ka marrë një përgjigjë jo dhe aq të sjellshme nga Grande, ka vazhduar “përplasjen” duke thënë:

“Ari tradhëtoi Mac-un!” – duke iu referuar ish të dashurit të këngëtares, Mac Miller. Duke mos duruar më, autorja e hitit “God is a Woman” ka sqaruar njëherë e mirë komentuesen duke i thënë:

“Nuk e kam bërë… po gjithsesi, mund të shkosh të bezdisësh dikë tjetër? Je shumë e mërzitshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *