• |
ide | kryesore

Lëreni Edin të pushojë!

1, Ide



Ndërsa Edi Rama ka nisur pushimet, të gjithë opozitarët e tij i kanë filluar një proces në mungesë për dy nga temat madhore që po zaptojnë këto ditë titujt kryesorë të shtypit.

Disa i kërkojnë llogari për ngjarjen makabre të Selenicës, për faktin se vazhdoi vakancat i qetë, për postimet që bëri pas saj në Facebook, e kështu me radhë. Në krye të frontit të këtij sulmi janë vënë kryesisht figura qëndrore të LSI-së, të cilët përditë e më shumë e shohin si dekoratë për opozitarizmin e tyre, kritikën e kryeministrit, për çdo gjë dhe me çdo kusht.

Aq të fiksuar janë në shigjetimin e kryerilindasit sa shpesh ngjajnë me atë personazhin e anekdotës së Vlorës së vitit ’97 që edhe kur kapi gruan duke e tradhëtuar me dikë tjetër, rifilloi të shante Berishën për këtë të keqe.

Po me të njëjtin sens humori i kishte trajtuar një media pranë qeverisë, kritikat që po i bëhen kryeministrit për mosprononcimin ndaj idesë së ndarjes së kufirit. “Hip se të vrava, zbrit se të vrava” ishte njëri prej titujve të kësaj të diele.

Ai i referohej kërkesave këmbëngulëse që po bënin hierarkë të lartë të PD-së, se Rama duhet të prononcohej për deklaratat e Thaçit dhe Vuçiçit, duke harruar se po të njëjtët njerëz, i kanë përsëritur me nerv dhe insistim që të mos bëjë rolin e protektorit të Kosovës dhe as të flasë në emër të saj.

Pa dyshim se, pas gjithë kësaj fushate, me nota që herë janë për t’u mëshiruar dhe herë për të qeshur,  fshihet një sëmundije maniake e politikës shqiptare për të folur për gjithçka dhe për të mabjtur të pushtuar skenën në çdo moment.

Pa dyshim se, ajo është në traditën më të keqe të protagonistëve të partive që e kanë shndërruar në normë, sulmin kundër kundërshtarit, qoftë edhe vetëm se pse ky i fundit merr frymë.      

Pa dyshim se, ajo është, në rastet më të shumta, kundërproduktive dhe rrezikon të shndërrohet në boomerang.

Dhe ky është në fakt një nga problemet e të bërit opozitë: shumëfishimi i përditshëm i akuzave deri në zhvlerësimin e tyre. Goditja e Ramës për çdo gjë, është gati gati e barabartë me mosgoditjen e tij për asnjë gjë.

Dhe Ramën ke shumë se ku ta kapësh. Mjaftojnë temat e mëdha të hajdutërisë, lidhjes me krimin, mbrojtjes së trafikantëve, krijimit të një kaste që po thellon drejt konfliktit civil, betejën mes të pasurve dhe të varfërve, për të qenë një kundërshtar dinjitoz i tij.

Po t’i kërkosh llogari edhe për krimin e një të sëmuri mendor që mund të ndodhë në çdo kënd të globit, apo pse për disa ditë të vetme ka vendosur të na lërë në paqe dhe të mos na bëjë pis ekranet, kjo nuk është më opozitë, por parodi.

Problemi i dytë i kësaj strategjie politike, për ta thirrur kryeministrin me çdo kusht në skenë, nuk përbën as një lëvizje pragmatike në interes të qytetarëve. Rama i takon asaj race të shpeshtë mes liderëve tanë, që bëjnë më shumë dëm duke qenë në punë, sesa kur janë jashtë zyre.

Me siguri që Edi i Dhërmiut, që gëzon vilën qeveritare që e ka dizenjuar vetë, është një përdorues më i mirë i Facebook-ut në orët e zhegut, një baba më i kujdesshëm për Zahon, një familjar më i qetë dhe një qytetar më i zakonshëm, sesa Rama që do të rikthehet në zyrë, për të firmosur shembjen e teatrit, favoret për pikat e basteve, ndërtimet e reja te garda dhe rrënimin e stadiumit Dinamo.

Prandaj le të mos e thërrasim atë sa më shpejt në skenë. Le t’i gëzohemi edhe disa ditë ekraneve të çliruara të TV-ve dhe le t’i shtyjmë edhe për pak gjëmat që na ka rezervuar shtatori. Edi na duhet edhe disa ditë me pushime.

©Lapsi.al



17 Comments

  1. Mir ben qe nuk flet tani,loja me kufijt eshte loje e rende nuk eshte loje qe luhet nga vasili,nishani,saliu,thaci,vucici,rama e shume salivare lart e poshte.levizjet e medha I bejne te medhejte,ju sa hani Mut kot.

  2. Ne fakt ai Edi yt, o Bert, ka shume ne dore ne politiken nderkombetare. Ku parasysh qe Soros nuk ben asnje levizje pa ia miratuar Lideri Suprem i Kristaqit. Erdogani po ashtu. Vetem Tahiri ia punonte nen rrogoz….
    T’rroje Partia gjithsesi

  3. Ti namyti qeke salikar 100karatsh keshtu vazhdo.shkruaj ndonje fjale per shkrimin e bushatit.per te tjerat jepi mundesine te shkruaj salikari baba saliu ai I di mire si behen keto punet e kufijte.ti namyten salikaret funksional.

  4. Sapo Bushati me ndonjë shkrim si ky, bën si bën e i del në mbrojtje Ramës duke bërë thirrjen që ta “lëmë të pushojë i qetë”, menjëhere shpërthejnë komentet alla Berti të plehrave enveriste.
    E gjej shumë domethënëse përmendjen e barcaletës që një nga ky soji i Bertit, në 97-tën, kur e gjeti gruan me një tjetër, bëri fajtor “Saliun”.
    Por sikur nuk më duket se Rama në këtë kohë “pushimesh”, ka pushuar të bëjë marrëzitë e tij.
    Kur në të gjitha mediat e botës u dha lajmi për krimin monstruoz të vrasjes së 8 personave në Vlorë, vetëm Rama nga “pushimet” e tij në plazh duke i mësuar not Zahos, shkruante në rrjetet sociale për mrekullitë që i ka sjellë Shqipërisë qeverisja e tij.
    Nuk jam dakord me Bushatin se opozita po i kërkon Ramës të bëjë ate për të cilën e ka kritikuar më parë.
    Që të mos shprehë mendimin për deklaratat e Thaçit, kjo të bën të dyshosh se ai është i të njejtit mendim me te.
    Nuk ka se pse ti ndajmë mendimet nga veprimet.
    Të mos harojmë se ishte Rama ai që e mënjanoi qeverinë e Kosovës për të nënshkruar një marëveshje me Vuçiçin për ndërtimin e rrugës që do të lidhte Shqipërinë me Serbinë.
    Tani kur Thaçi del me deklarata të njëllojta me Vuçiçin për ndarje teritoresh e “korigjim” kufijsh, Rama hesht.
    Heshtja i dashur Bushat, në më të shumtë e rasteve konsiderohet pranim.

  5. O ariK nuk ben fajtor salivarin se ai eshte Faji vet bashke me ju salikaret e lapsit,sa per barcaleten e saliut une te qi ty e saliun bashke me ty rrote kari,qe te ka perdorur saliu per kelluf ker te pallonte mamin dhe pragun more vesh bushter.

  6. Tenja e ka henger cdo qelize te shqiperise.Nuk zot kurve apo jo kurve qe e rregullon kete gje,Vrasje,vjedhje,gjak,hakmarrje,vandalizem …etj..nuk gjen nje koment normal,te gjithe jane te zinj,shpirtzinj.Nuk na qeshet fare,c;fare eshte ,ndoshta Bushati nga Laguna blu apo Blushi me partine e qejfit mund te na e spjegojne kete gje.Arsimi,shendetsia,minierat,nafta te gjitha jane shkaterruar,pse pushimet e Rames e rregullojne?Rama eshte nje vazhdues i “tenjes” qe po e ha shoqerine por te pakten nuk vret,te le te hash mut sa te duash dhe kur te dusah,por ama gjykates hajdut qe ka bere burg dhe gjykon ,nuk e ka Rama fajin.Bushati ti gezoje pushimet e vete me veze omlete ne mengjez dhe Blushi ne Como qan per varferine.

    1. Medemek o “balo”, vetëm të lehurat tënde qënkan koment normal se gjithë të tjerët sipas teje qenkan anormale.
      Pa mëso njëherë o balo që të komentosh normal me arsyetime e argumenta e jo me gjuhën e ndyre rugaçërore të Bertit.
      Që ka gjykatës të korruptuar, jo më në Shqipërinë që mban titullin e kampionit të korrupsionit e trafiqeve të ndyra në Europë, por edhe në vende me demokraci të konsoliduar që prej dy tre shekujsh.
      Por më së pari duhet të ndëshkohen ata gjykatës që nën presionin e Ramës, nxjerrin “të pafajshëm” vrasës e bashkëpuntore të mafies shqiptare.
      Kurse ti shkruan se nuk paska faj Rama për këtë.
      E çfarë llogjike normale është kjo ?

  7. Ku njeri se kryeminister nuk mun ti thuash flet per gjerat me te vogla per shembull sot thliste per nyen e milotit pas 5-viteshe ne pushtet cfar eshte nje nye . Deh nuk foli njeher per thenjet e thacit per ceshtjen kombetare .dhe nuk hapi gojen per rasti e vlores ne rastin e vlores edi rama nuk ka faj por ama per rastin thaci mundet te jet guzhinjeri i gatimit te gjelles veta ai pse spronancoht ky njeri po fshehet pas kuintave …..

  8. Gojen ta ndyni ju salivaret me zorr,kur folet per te zezat e saliut ju dilni si cakejt duke shajte me nonat.nuk flisni nje here me fakte.mu nuk me rruhet fare per ramen o idiot funksional por nuk duroj dot kur ju dilni mbroni saliun qe vret njerez ne rruge dhe del e thote se jam gati te vras edhe 300 te tjere.mjere ju qe jeni.

  9. Respekte Bert! Saliu eshte armiku me i madh i shqiptareve! andi zonjushja e ka shitur edhe te mbrmpet tek saliu! Pa folur per injorantet analfabete te lapsit!

    1. Epo të kesh “respekt” për rrugaçët gojë ndyrë që komentin e konceptojnë vetëm që të flasin me k…. e me p……, njëlloj si Edi Rama, kjo është fatkeqësia më e madhe për shqiptarët.
      Nuk është fjala vetëm për injorantë për këtë kategori rrugeçërish, por me këtë gjuhë të ndyrë flasin vetëm mafiozët kriminelë, trafikantë të drogës e prostitucionit.

  10. Rama po pushon dhe po ja luan xhupin.Cdo vit Berisha na tregonte nga Dhermiu se si nje tropojan thyen rekordet ne det(notin e kishte mesue ne lumin e fshatit me dhite),tani e ka rradhen tjetri e keshtu me rradhe….nuk e dime se kush e ka rradhen mbas Rames se Lulin e provuam si kaqol…ndoshta Monika fiton me 4 deputete dhe shkon ne Dhermi.

  11. Me cudit fakti, toka ku u ndertua Rogner u dha me koncension, ndersa toka e teatrit jepet pergjithmone.
    Konkluzioni – Qenkemi ankuar kot me Adil Çarcanin apo ata pas tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *