• |
ide | kryesore

Mbi 11 mijë njerëz pritet të zbarkojnë Durrës, ankesa për kushtet te trageteve

Lajme, Të fundit



Vijon fluksi i personave që po hyjnë në Shqipëri në këto ditë të nxehta vere, nga deti, ajri dhe toka.

Krahas turistëve të huaj, që vijnë për të vizituar vendin tonë, në këtë periudhë kthehen edhe një numër i lartë shqiptarësh, që jetojnë në emigrim.

Porti i Durrësit është një nga portat kryesore të kthimit të emigrantëve, ndërsa çdo ditë përballet me një fluks të madh shtetasish që hyjnë në Shqipëri.

Edhe sot njoftohet se nga Bari dhe Ankona pritet të mbërrijnë 7 tragete udhëtarësh me rreth 11 mijë persona e qindra makina në bord. Gjithsesi, si gjithmonë në raste të tilla, edhe këtë herë janë paraqitur probleme me zbatimin e orareve të nisjes së trageteve nga Italia.

Gjithashtu, në linjë telefonike, shumë pasagjerë shprehen të pakënaqur me kushtet në tragete, ku mungon ventilimi apo ajri i kondicionuar, aq shumë i domosdoshëm në rastet kur mjetet janë të tejmbushura me udhëtarë./ TCh



1 Comment

  1. Vit per vit te njejtin hall keni ju,mos preni bileta ne keto linja protesta e pare dhe e dyte ankesat bejani pales italiane te trageteve nuk e kuptoni qe beheni te bezditshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *