• |
ide | kryesore

Mes rrëmujës e polemikash për muaj me rradhë, në Shkodër përfundojnë sërisht tek Hasan Lika

Sport



Nuk e donin se kishin gjetur një lidhje të dikurshme të teknikut me Partizanin. Madje çdo njeri që kishte në të kaluarën e tij fije që e lidhnin me klubin, që e akuzuan e vazhdojnë ta akuzojnë, si shkaktarin e rrëzimit të Vllaznisë në Kategorinë e Parë, është i padëshirueshëm në Shkodër.

Për Hasan Likën u fol e u përfol se nuk ishte i denjë për të drejtuar kuqeblutë, duke e konsideruar mes “armiqve” të futbollit shkodran, duke harruar se po vinte të punonte në Kategorinë e Parë një trajner që kishte nxjerrë Luftëtarin për herë të parë në Kupat e Europës.

E megjithatë shumë zhurmë për asgjë u bë në Shkodër, ku futbolli është i ndjeshëm dhe ngjarjet e ndodhura kanë krijuar një trishtim qytetar në kryeqndrën e veriut. Pasi kërkuan me ngulm fajtorët e një situatë të tillë në Shkodër u kujtuan se nuk kishte më kohë dhe se duhej përgatitur sezoni i ri.

Atëherë u anashkalua faktori “i kuq” për Likën që merr zyrtarisht tashmë detyrën si trajner i Vllaznisë, përkrah do të ketë turkun Ergin Firat në rolin e Drejtorit Sportiv të kuqebluve. Vendimi në fjalë është marrë nga ana e Bordit Mbikqyrës, administratorit të Vllaznisë Suad Lici në bashkëpunim edhe me specialistë të tjerë të futbollit shkodran.

Deklarata për shtyp e klubit të futbollit Vllaznia

“Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. njofton opinionin futbolldashës për përfundimin e procesit të përzgjedhjes së Drejtorit Sportiv dhe Trajnerit. Përzgjedhja është bazuar në vlerësimet e CV-ve e të kandidatëve dhe në platformën e propozuar për punën e tyre. Vendimmarrja është realizuar përmes një procesi kolegjial të Këshillit Mbikqyrës, Administratorit të Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a., pas konsultimeve me shumë specialistë mirënjohur të futbollit nga brenda dhe jashtë Shkodrës.

Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. ndërmjet kandidaturave të përzgjedhura në fazën e parë, 1. Z.Agim Canaj 2. Z.Alban Neziri 3. Z.Ergin Firat Bazuar në vlerësimin për 1)Formimi i përgithshëm dhe profesional 2) Përvoja në punë, 3) Arritjet profesionale, 4) Partërtia e figurës, 5) Besueshmëria dhe serioziteti, kanë qenë kriteret mbi të cilat është bërë vlerësimi, shpall fitues në Pozicionin e Drejtorit Sportiv z. Ergin FIRAT

Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. ndërmjet kandidaturave të përzgjedhura në fazën e parë, 1. Baldo Ranieri 2. Dervish Haxhiosmanovic 3. Edi Martini 4. Ergin Firat 5. Hasan Lika Bazuar në vlerësimin për 1)Formimi i përgithshëm dhe profesional 2) Përvoja në punë, 3) Arritjet profesionale, 4) Partërtia e figurës, 5) Besueshmëria dhe serioziteti, kanë qenë kriteret mbi të cilat është bërë vlerësimi, shpall fitues në Pozicionin e Trajnerit z. Hasan LIKA.

Falenderojmë publikisht të gjithë kandidatët që shprehën vullnetin për të dhënë kontributin e tyre tek Vllaznia, duke treguar përgjegjshmëri të lartë qytetare përveç dëshirës që eksperiencën e tyre sportive, ta vënë në shërbim të ringritjes së shpejtë të ngjyrave kuqeblu aty ku e meritojnë dhe ku kanë vendin.”, përfundon deklarata zyrtare për shtyp e Klubit të Futbollit Vllaznia. Nga sa bëhet e ditur, menjëherë pas prezantimit të drejtuesve të rinë përpara mediave gjë që pritet të ndodhë paraditen e së hënës në sallen e konferencave për shtyp të bashkisë Shkodër, në orët e pasdites po të dites së hënë skuadra pritet të paraqitet në fushën stervitore për të nisur kështu përgatitjet për sezonin e ri futbollistik të kategorisë së parë, kampionant që starton me datë 9 shtator.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *