• |
ide | kryesore

Ndiqeni live/ Sonda niset drejt Diellit, reziston deri 1300 gradë celcius

Planet



NASA, agjencia amerikane hapësinore ka nisur sot misionin e saj të dërgimit të një sateliti më afër Diellit se kurrë më parë. Sonda The Parker Solar u programua të nisej në Cape Canaveral në Florida dje (të shtunë), por një hetim i minutës së fundit e shtyu me 24 orë. Mësohet se The Parker Solar mund t’i rezistojë temperaturave deri në 1300 gradë celcius.

Sonda quhet “Parker Solar Probe”, për nder të Eugene Parker, astrofizikanes amerikane për Diellin, dhe do të fluturojë më afër Diellit se çdo objekt tjetër.

Ajo do ta dërgojë sondën në brendësi të sistemit diellor, duke aktivizuar misionin e NASA-s që për 6 javët e para do të mund të kalojë Venusin e më pas do të bëjë “takimin” e parë me Diellin pas 6 javëve të tjera. Sonda me përmasën e një makine pritet të arrijë në destinacion në vitin 2024.

Shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë pse kurora e diellit, shtresa më e jashtme e atmosferës së saj është më e nxehtë se sipërfaqja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *