• |
ide | kryesore

Nuk ndalen protestat në Rumani, dhjetëra mijëra kundër korrupsionit të qeverisë

F1, Planet



Mijëra romunë dolën në një protestë të dytë kundër qeverisë në Bukuresht, një ditë pas përleshjeve të ashpra me policinë, ku mbetën të lënduar më shumë se 400 veta.

Deri tani, dita e dytë e protestës pranë godinës së qeverisë ka qenë e zhurmshme, por paqësore. Protesta të ngjashme janë organizuar në të gjithë vendin, në qytete si Kluj, Sibiu, Timisoara dhe Iasi.

Të premten, më shumë se 50 mijë vetë dolën në rrugë për të protestuar kundër atij që e quajnë një korrupsion të rrënjosur dhe pagave të ulta. Shumë prej protestuesve ishin emigrantë të rikthyer nga vende të ndryshme të Europës, për të ngritur zërin kundër qeverisë.

Shumë policë mbetën të plagoosur, pasi protestuesit lëshuan shishe në drejtim të  tyre. Forcat e rendit nga ana tjetër përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.

Presidenti i vendit, Klaus Johanis e quajti reagimin e policisë në disproporcion me atë të protestuesve.

“I dënoj veprimet brutale të policisë në përleshje, ishin në disproporcion me veprimet e shumicës së njerëzve në protestë”, tha ai.

Çfarë ndodhi në Bukuresh të premten?

Demonstrata u zhvillua përballë selisë qëndrore qeveritare në qendër të qytetit. Qytetarët kërkuan dorëheqjen e qeverisë, duke kundërshtuar përpjekjet e saj për ta dobësuar sistemin e drejtësisë.

Dhuna nisi kur disa protestues tentuan të çajnë kordonin e policisë dhe të hyjnë në godinën qeveritare- por u sprapsën nga policia.

Disa protestues u panë të hidhnin pllaka betoni drejt policëve që iu përgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Policia më pas reagoi duke i quajtur protestuesit huliganë, që kishin sjellje të dhunshme.

Ileana Anghel udhëtoi që nga Spanja bashkë me të shoqin për të marrë pjesë në demonstratë.

“Duam të shohim rrugë dhe shkolla moderne dhe mbi të gjitha nuk duam të paguajmë ryshfet majtas dhe djathtas” tha ajo për AFP.

Vladi, 60 vjeç tha se u kthye në Rumani, nga Nju Jorku ku jeton prej 30 vitesh.

“Korrupsioni dhe përvetësimi, që përfiton klasa sunduese, janë gjërat që më shqetësojnë mua” u shpreh i moshuari për agjensinë AFP.

Sipas Bankës Botërore, pak më shumë se çereku i popullsisë në Rumani- rreth tre apo katër milion njerëz- jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, por ndërkohë dërgojnë aty 5 bilionë dollarë, për një nga vendet më pak të zhvilluara të Bashkimit Europian.

Pse protestojnë romunët?

Protestat kundër qeverisë të Partisë Social Demokrate kanë nisur prej muajsh. Në korrik, presidenti Johanis aprovoi shkarkimin e prokurores anti-korrupsion, Laura Codruta Kovesi, e cila kishte hapur disa çështje të forta hetimore kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë, që përfshinin hetimin e politikanëve të politikës lokale dhe asaj kombëtare.

Presidenti Johanis u vu nën presion të fortë nga qeveria e PSD për shkarkimin e prokurores. Gati 150 mijë vetë u bënë bashkë në Bukuresht vitin e kaluar, kur qeveria përgatiti dekretin që mund të lironte nga burgu ata që do të burgoseshin për korrupsion./ BBC Përshtati në shqip Lapsi.al

 



2 Comments

  1. po shume mire e bejne. jo po si shqiptaret qe frustrimin e shfryjne ne familje tek personat me vunerabel.

    Si ai psikopati i selenices ka plot biles nje pjese e psikopateve punojne ne zyrat e shtetit. po te jesh normal nuk mund te punosh ne shtet , duhet te jesh psikopat qe te punosh ne kryeministri prokurori etj

  2. vetem krymbat e qenefit negjmije,lopet,derrat,gicat e kazanet e rames heshtin,edhe po ju dha mut rama mjalt i thon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *