• |
ide | kryesore

Panik nga tërmeti/ Mbi 200 shtëpi të dëmtuara, dhjetëra familje fjetën jashtë (VIDEO)

Kryesore



Tërmeti me magnitudë 5.1 i shkallës rihter që e pati epiqendrën në Bulqizë, vuri në rrezik jetën e qindra banorëve në verit të vendit. Janë me dhjetëra shtëpitë me mure të çara, me tavane të plasaritura dhe dëmtime të tjera që rrezikuan të shemben.

Pavarësisht se tërmeti nuk ka qenë nga më të fuqishmit në vend, sërish dëmet në zonat e prekura janë të konsiderueshme dhe ka shkaktuar panik mes banorëve.

 

Emergjencat civile njoftuan se mbi 200 banesa rezultojnë të dëmtuara në Dibër, ndërsa të tjera banesa në fshatrat e Matit janë prekur nga pasojat e lëkundjeve sizmike.

Në këtë zonë rezultojnë 90 shtëpi të cilat kanë pësuar dëmtime si çarje të mureve dhe tavaneve. Rreth 35 familje mësohet se e kanë kaluar natën jashtë, nga frika se shtëpitë e tyre nuk do t’i rezistonin një tërmeti të dytë.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar pranë Njësisë Administrative Macukull ku janë disa shtëpi të cilat janë dëmtuar.

Ky i Bulqizës ishte tërmeti i dytë i fortë brenda disa javësh, bashkë me atë që e pati epiqendrën në Gjirin e Lalzit. Njësoj të dyja lëkundjet kanë shkaktuar panik dhe janë shoqëruar nga lëkundje të tjera më të lehta, të cilat sizmiologët i konsiderojnë si shenja të mira se nuk do të ketë një tërmet tjetër të fortë, të paktën këto ditë.©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *