• |
ide | kryesore

Personazhet e Hollywood-it që nuk kanë rrjete sociale

Paparazzi, Slider



Mënyra se si njerëzit e famshëm sulmohen, përqeshen dhe kritikohen për shkeljen më të vogël të imagjinuar ose për shkak të dështimit të veshjeve, mund të jetë njëra prej arsyeve që shumë prej tyre largohen nga “partia dixhitale”.

Le të shohim disa të famshëm dhe arsyet që japin për të mos kërkuar një llogari të tyre në Twitter, Instagram ose Facebook.

Marie Claire raporton se aktori 54-vjeçar Brad i tha revistës “Venity” në një intervistë: “Zoti na e ndalon, merr një pilulë gjumi, zgjohesh dhe sheh se fjalia që ke shkruar në rrjetet sociale nuk ka asnjë kuptim. Çfarë ideje e tmerrshme … Unë mund të them lehtësisht diçka kot, dhe bëhet menjëherë temë në media, krejt kjo falë rrjeteve sociale”.

Ai gjithashtu merr shembuj shumë interesant. Ka pasur raste të njerëzve që shkruanin në Twitter diçka në mbrëmje, ndërsa u pushuan nga puna në mëngjesin e ardhshëm. Transmetuesi digjital publik i quajtur Twitter është i pafalshëm.

Aktorja dhe modelja amerikane, Kristen Stewart është e njohur për përçmimet që u bën rrjeteve sociale. Ajo vet nuk është e pranishme as në Twitter, Facebook apo Instagram.

Aktorja e filmit “Avengers” ka thënë se ajo nuk ka interes të ndajë detajet e jetës së saj të përditshme me fansat. Ajo nuk ka një llogari në Facebook apo Twitter dhe thotë se nuk e sheh të arsyeshme të ndajë darkën e saj të mbrëmjes me fansat në rrjetet sociale, duke e quajtur këtë “një fenomen shumë të çuditshëm” që e bëjnë të tjerët.

Ylli i Hunger Games nuk ka një llogari në Twitter apo Instagram.

Ajo i tha BBC Radio 1: “Unë kurrë nuk do të kem një llogari në Twitter. Unë nuk jam shumë e mirë në telefon apo teknologji. Unë me të vërtetë nuk mund të mbaj as një e-mail elektronike si duhet, kështu që ideja e Twitter-it është kaq e pamendueshme për mua”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *