• |
ide | kryesore

Pogba kundër Mourinhos: “Nuk mund të them gjithcka, se gjobitem”

Sport



Protagonist në fushë, por mbi të gjitha jashtë saj. Paul Pogba vazhdon betejën e tij kundër Manchester United. Fituesi i Kupës së Botës, kapiteni e shënuesi në javën e parë të Premier League me Djajtë e Kuq, pranon se nuk ndihet mirë në Angli, sipas asaj që raporton Sunday Express. Ish-juventini ka lëshuar një deklaratë që të bëjnë të medosh për një largim të afërt nga Old Trafford, ndoshta me destinacion Barcelonën.

Raporti me Mourinhon nuk është i mirë dhe nuk është përmirësuar as nga shiriti i kapitenit që tekniku portugez i besoi: “Duhet të jemi të qartë në një gjë. Një futbollist është vërtetë i lumtur kur ndihet mirë në skuadrën ku luan. Është gjithcka mund të them. Unë e dua këtë sport e jam gati të jap maksimumin në fushë. Por kur ndihesh mirë e ke besimin e të gjithëve, gjërat bëhen më të thjeshta. E po ndaloj këtu sepse ka gjëra që nuk mund ti them, përndryshe do të gjobitem” përfundoi Pogba, mbi të cilin i kujdesshëm është edhe Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *