• |
ide | kryesore

Prokurorët gjejnë filmimet në celularin e Ritvan Zykajt

Lajme, Të fundit



Pasi qëlloi me breshëri kushërinjtë e tij, mes të cilëve dy fëmijë, Ritvan Zykaj nuk u largua menjëherë nga shtëpitë ku dergjeshin viktimat. Ai nisi t’i filmojë me celular trupat e pajetë dhe pastaj u largua me vrap për t’iu fshehur policisë.

Në ikje, filmimet ia dërgoi edhe djalit të tij të hallës përmes Facebook messenger, por këto filmime u gjetën nga prokurorët edhe në celularin e tij.

Mbetet ende e pashpjegueshme se çfarë e shkaktoi furinë e Zykajt që shpërtheu në breshëri plumbash në trupat e 8 familjarëve të Zykajt. Të gjitha gjasat janë se ai vuan nga çrregullimet mendore.

Megjithëse në polici, tha se e akuzonin për vjedhje, sërish kjo nuk mund të bëhej shkak për një masakër të tillë, e cila edhe është filmuar nga autori. Në kufijtë e çmendurisë është edhe fakti që pas masakrës, ai i përgjigjej sharjeve dhe fyerjeve të komentuesve në Facebook për vrasjeve që kishte kryer.



1 Comment

  1. Egzekutoeni nje monster perse e mbani akoma te vrase 8 vete ,te vrasi nje femije duke ngrene buke ini njerez apo kafshe hidheni ne halet ate ligjin qe nuk lejon -pushkatimin-o prokurore leshi ore gjyqtare matufe ,o parlamentare e bythes ,c’fuqizoeni ate ligj.Lereni me njane karten e te drejtave te njeriut.cfare prisni me o injorante .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *