Kalimi i Thibaut Courtois nga Chelsea tek Real Madrid është i destinuar të përflitet akoma. Në fillim polemikat e brendshme me klubin londinez, pastaj problemet me tifozët. Por surprizisht, jo me tifozët e skuadrës angleze, por me mbështetësit e tij të parë: ata të Atletico Madrid.
E KALUARA
Në tre sezone me fanellën e Colchoneros: nga 2011 në 2014, Courtois u shndërrua në një prej portierëve më të miurë në botë. Portieri i përfaqësueses belge u bë titullar në Madrid, më pas tek Belgjika ndërsa Atletikon e ndihmoi të triumfonte si në Liga ashtu edhe në Europa League. Tifozët e kishin idhull, deri në momentin e rikthimit të portierit, në verën e 2014, tek Chelsea.
PUTHJA E FANELLES DHE REAGIMI

Pas 4 vjetësh me fanellën e Blues, Courtois u transferua tek Real Madrid e ky transferim nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të Atleticos. Për ta dënuar përfundimisht kalimin e portierit belg në Santiago Bernabeu shërbeu puthja e fanellës së Galacticos, që i ka tërbuar tifozët e tij të vjetër spanjollë, rivalë të Merengues. Me rastin e miqësores së Atletico Madrid kundër Inter, tifozët e Colchoneros u bënë protagonistë të gjesteve vandale kundër atij që dikur e kishin beniamin. Në dalje të stadiumit Wanda Metropolitano, tifozët spanjollë kanë shkatërruar tabelën dedikuar portierit belg duke i shkruar me spaj. “Mi”, lexohet mes shenjash të tjera. E kotë ndërhyrja e forcave të rendit që vetëm sa limituan tërbimin e mbështetësve të Atleticos, që e kanë paralajmëruar kështu qartë ish-portierin e tyre për pritjen që do ti rezervohet atij. Courtois bën mirë të qendrojë larg zonës së tij të preferuar dikur.