• |
ide | kryesore

Reportazhi i BBC/ Punëtoret e varfra të fasonerive, që qepin sytjena për gjokset e europianeve

Lajme, Të fundit



Të paktë janë gratë e vajzat që mund t’i ketë shkuar mendja, se ku mund të jenë qepur të brendshmet që veshin çdo ditë poshtë fustaneve.

Kështu ishte edhe për Elizabeth Gowing, derisa ajo vizitoi një fasoneri të të brendshmeve që drejtohet nga një grua në veri të Shqipërisë.

“Kur erdha në Shqipëri më paralajmëruan se mund të gjendesha përballë një bote që vështirë të përshtatesha por nuk ishte aspak ashtu. Gjeta një godinë ku 40 punëtorë përpiqen të kombinojnë detajet për të nxjerrë të brendshme të përsosura” tregon ajo në një reportazh për BBC me titull “Gratë e maleve që bëjnë sytjena për gjokset e europianeve”

Ajo tregon se ka vizituar një fabrikë në Shkodër pronare e të cilës është Mirela dhe ku prodhohen të brendshme për t’u importuar në Itali. Prodhimi vjetor shkon në 16 milionë copë.

“95% e punëtorëve janë gra” thotë Mirela. Duke buzëqeshur shton: “Burrat nuk mund ta shohin veten të bëjnë këtë punë”

Ajo është 43 vjeçe dhe ka mbaruar për ekonomiste. Ka 22 vite në këtë industri dhe sillet ashpër me ata që nuk përpiqen të dalin nga varfëria.

“Ne e dimë që më mirë është të çosh diçka në shtëpi se asgjë” insiston ajo.

Elizabet tregon se vizitoi fabrikën jashtë orarit zyrtar të punës e megjithatë puna vijon. Mirela tregon me krenari si gratë punojnë edhe gjatë natës për të dhënë një kontribut në ekonominë e tyre në shtëpi.

Tekstilet janë eksporti i dytë më i madh i vendit, pas mineraleve, dhe fasonet shqiptare furnizojnë markat ndërkombëtare si Bata dhe Zara.

Pagat janë të ulëta, pranon Gjergji Gjika, kreu i dhomës së tregtisë. Ai thotë se ka rreth 76,000 njerëz të punësuar në të gjithë Shqipërinë dhe se shpesh gratë sapo kanë ardhur në qytet nga jeta e ashpër e fshatrave malore që përbëjnë forcën e punës për industrinë.

Megjithatë duke parë të brendshmet luksoze që përgatiten kujtoj se vitin e kaluar Oxfam e renditi Shqipërinë në vendin e 149 nga 152 shtete për pabarazi sociale.

Pagat janë të ulëta, pranon Gjergji Gjika, kreu i dhomës së tregtisë. Ai thotë se janë gati 76 mijë të punësuar në fasoneri në të gjithë Shqipërinë dhe kryesisht të punësuarit janë gra që vijnë nga jeta e ashpër, fshatra malorë që përbëjnë dhe forcën e punës në këtë industri.

Mirela tregon se është e vështirë të gjesh një forcë pune permanente për shkak se shumë familje largohen në emigrim.

Momenti i vizites

Elizabeth tregon dhe një moment nga vizita e saj në fabrikë në muajin dhjetor

“Në fabrikë është ftohtë. Punëtoret punojnë me pallto të veshura për shkak të temperaturave të ulëta. Ndërsa në muret e fabrikës kudo ka postera të modeleve që pozojnë bukur në lingeri. Modelet nuk mbulohen kurrë deri në grykë. Ata i ngroh dielli i përjetshëm”

Pas vizitës Elizabet tregon se tani zhvishet me kujdes duke menduar të gjithë vajzat e maleve, gratë me halle dhe gratë biznesmene që po përpiqen të arrijnë ëndrrat e tyre me këto copëza të vogla./ BBC



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *