• |
ide | kryesore

Ushtari maqedonas mohon akuzat: Nuk isha në festën e Ilindenit, ku u ofenduan shqiptarët

Lajme, Të fundit



Ushtari profesionist Martin Bogoevski, për të cilin Ministria e Mbrojtjes formoi Komision për ngritje të procedurës penale pas incidenteve më 2 gusht në Ilinden në ngjarjen “Guri i Arushës” ka shkruar një status në facebook, ne të cilin mundohet të shfajësohet për veprën e akuzuar, ai pretendon se e gjitha bëhet për ta denigruar identitetin e tij.

“Deklaroj edhe njëherë se nuk kam marrë pjesë në incidentin e festës “Ilinden” dhe nuk kam nxitur gjuhë të urrejtjes. Disa media dhe portale ende vazhdojnë të veprojnë me metodat e përdorura si në kohën e inkuzicionit, ku qytetarët u dënuan pa asnjë dëshmi por vetëm nga shpifjet… Përhapja e të pavërtetave është një sulm për të dënuar integritetin tim personal” ka vazhduar Bogoevski.

Ai përsëri ju kërkon autoriteteve që të hetojnë në detaje rastin dhe të pastrohet e vërteta siç thotë ai, për këtë njollë që i është vënë.

 

Në festën e Ilindenit një grup huliganësh shante dhe gjuante me shishe forcat e rendit ndërsa bërtisnin në kor thirrje kundër shqiptarëve. Mes tyre dyshohet se ka qenë edhe ky pjesëtar i ushtrisë, Martin Bogoevski. Më herët, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ndaj këtij personi është ngritur procedurë disiplinore.

“Është formuar një komision për përgjegjësi të ushtarit profesionist Martin Bogoevski i cili është vërejtur në një video inçizim nga incidenti në Krushevë. Me qëllim që të kuptohet situata dhe prapavija e ndodhive, ushtari Bogoevski është marrë në pyetje në policinë ushtarake. Edhe pse në video inçizimet Bogoevski dukej në radhën e parë të grupit, ai mohonte të ketë marrë pjesë në incidentin në të cilin ishin sulmuar delegacioni qeveritar dhe zyrtarë të huaj” Përkundër mbrojtjes që e ka bërë ushtari, ministria ka dënuar pjesëmarrjen e tij në incident dhe ka tërhequr vërejtjen se një përfaqësues i Armatës, nuk e ka vendin në mesin e grupeve që nëpërmjet dhunës, tentojnë të arrijnë qëllime politike”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes,

/Medial.mk/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *