• |
ide | kryesore

Video/ “I urryeri” Ramos, i bën xhestin e respektuar Maldinit

Sport



Një kampion i së tashmes nderon një legjendë të së shkuarës. Sergio Ramos përulet përballë Paolo Maldini, në momentin që ish-mbrojtësi i Milan i dorëzoi Trofeun Bernabeu, i sapo fituar nga merengues me rezultatin 3-1 ndaj Milan. Kapiteni i Real bën xhestin e heqjes së kapeles përballë legjendës kuqezi, që sapo është kthyer në rolin e drejtuesit tashmë në Milanello.

Një xhest i respektueshëm i Ramos, që gjithnjë është në qendër të vëmendjes për të tjera veprime. Qendërmbrojtësi i Real kohët e fundit është shënjestruar nga kritikët për dëmtimin e Salah në finalen e Champions League, majin e kaluar.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *