• |
ide | kryesore

Zbulohet telefonata e princ Harry me babain e Meghan

Paparazzi, Slider



Babai i Dukeshës Meghan Markle, në një intervistë të dhënë ditën e djeshme ka zbuluar detaje të reja nga marrëdhënia e tij me familjen  mbretërore. Ai vazhdon të mbetet një “i padëshiruar” për çiftin mbretëror.

Thomas Markle ka zbuluar se mes tij dhe princit Harry ka patur një bisedë telefonike, pas fotove që u publikuan në media e që thuhej se ishin bërë me porosi të Thomasit prej të cilave ai fitoi 125 mijë dollarë. Ishin disa foto të thjeshta por princi e kishte paralajmëruar vjehrrin e tij që të mos kishte asnjë kontakt me shtypin.

Babai i Meghan zbuloi se Harry i kishte thënë në telefon se nëse ai do e kishte dëgjuar që në fillim asgjë e tillë nuk do të kishte ndodhur.

“Ndoshta do të ishte mirë për ju sikur unë të kisha vdekur”,- ka qenë kjo përgjigja që Thomas i ka dhënë Harry-t në telefon. Fill pas këtyre fjalëve Thomas i mbylli telefonin. Duke reflektuar kaq ditë pasi ka humbur kontaktin me tqë bijën, Thomas është shprehur tashmë i penduar se Harry ka patur të drejtë që e ka kritikuar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *