• |
ide | kryesore

Analiza / “Gjithnjë e më i izoluar Erdogani po dorëzohet tek Putini”

Arkiva, Kryesore



Sipas gazetës Le Monde që mban datën 14 gusht, presidenti turk Erdogan, po e vë në zbatim kërcënimin e tij për të bërë aleatë të rinj. Lapsi.al e ka lecuar shkrimin e të përditshmes së referencës francize ku shkruhet:
“E përballur me një krizë të panjohur më parë me ShBA, E dobësuar nga kriza financiare dhe rënia drastike e monedhës vendase lirës, Turqia po “kërkon aleatë të rij” bëri me dije presidenti Erdogan gjatë një mitingu në Trasbon (deti i zi). Kjo për ti’u përgjigjur një komploti të formësuar në Amerikë-sipas tij”.
“Kriza aktuzle po e shtyn Ankaranë, antare e NATO-së që në 1952, drejt krahëve të Rusisë” shkruan gazeta e lexuar nga Lapsi.al.

Mos e humbni: Ku mund t’a çojë vendin miqësia Rama Erdogan

Ministri rus i punëve të jashtme Serguei Lavrov do të jetë në kryeqytetin turk këtë të hënë dhe të martën, për t’u takuar me homologun e tij Mevlut Çavusoglu. Sipas le Monde tema e këtij takimi do të përqendrohet rreth Sirisë dhe një marrëveshjeje me Rusinë, që forcat qeveritare pro Asad të mos sulmojnë enklavën e Idlibit ku strehohen ende forca opozitare që kontrollohen nga Ankaraja. Nesë kjo do të ndodhte, Turqia jo vetëm do të humbte peshën në Siri por ajo rrezikohej nga një valë e re refugjatësh, ndërkohë që deri më tani Erdogani ka pritur ne vendin e tin 3.5 milionë sirianë.

Surpriza e radhës: thirrja që Erdogan u bën turqve

Kjo marrëveshje e re me Rusinë po tenton të bëhet në kushtet e një beteje të ashpër mes presidentit turk dhe SHBA-së.

Sipas agjensisë turke Anadolu Agency, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi dje se “ndaj atyre që i kanë hapur luftë tregëtare të gjithë botës dhe që kanë përfshirë vendin tonë në këtë, përgjigja jonë do të jetë duke u drejtuar në tregje të reja, në bashkëpunime të reja në aleanca të reja”.

Erdogan kërcënon Trump-in nga New York Times: Veprimet kundër nesh mund të n’a bëjmë të kërkojmë aleatë të rinj

Po, sipas Le Monde, për të provokuar Amerikën që e ka etiketuar nominalisht Erdogan planifikon të organizojë një samit në 7 shtator për punët e Sirisë në mes Rusisë, Francës dhe Gjermanisë.
Meqënëse Turqia nuk mund të mbështetet më në ndihmën amerikane, është momenti Ideal për Rusinë që të sulmojë enklavën e Idlibit. Ajo mund ta bëjë këtë duke e bërë Turqinë pjesë të lojës së saj dhe nëse Putini është bujar mund t’I pranojë Erdoganit që ai të vazhdojë të mbajë trupat ushtarake në Siri”. Kjo është pak a shumë loja që po luhet.
Rusia i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Ankarasë për Samitin e 7 shtatorit. Kurse Franca dhe Gjermania ende nuk kanë dhënë përgjigje për këtë tubim të cilit presidenti Turk kërkon ti jëpë një pamje anti Trump, shkruan le Monde.

Burimi le Monde/ përgatiti Lapsi.al



6 Comments

  1. amerikes erdogan,rama,putin,vuqiq e merkel munden vetem ti hajn mutin.po ashtu makron nese i bashkohet,thaqi,veseli,ruqi etj.

  2. NE GJEOPOLIIKE NUK KA AS MIQESI TE PERJETSHME E AS ARMIQESI TE PERJETSHME. MIQESITE DHE ARMIQESITE NE KETE RRAFSH DIKTOHEN NGA INTERESAT E PALEVE. INTERESI I AMERIKES ESHTE TE RUAJE INFLUENCEN NE RAJON. ME SA DUKET, TURQIA DIKU I KA CENUAR INTERESAT AMERIKANE NE RAJON DHE KETE E KA BERE JO PER TE MBROJTUR INTERESAT E VETA SHTETERORE, POR INTERESAT PERSONALE DHE FAMILIARE TE DISA ZYRTARVE TE LARTE TURQ.

  3. Gazeta “Le Monde”, është një gazetë e vjetër e që në fillimet e saj ishte botim i Partisë komuniste franceze e që vazhdon ta ruaj edhe sot linjën e saj politike të majtë.
    Shoh se Lapsi i Bushatit i referohet shpesh kësaj gazete .
    Në mos gaboj, edhe Enver Hoxha, pamvarësisht se nuk e deklaronte publikisht, ndër mediat e huaja që i vinin enkas për te çdo ditë, këtë gazetë kishte më të preferuarën.
    Nuk kam ndonjë konsideratë për presidentin turk Erdogan, si model i liderit demokrat perëndimor, por lidhur me te, ka disa të vërteta që nuk ka sepse të kalohen në heshtje.
    Është fakt se Turqia, pamvarësisht se është i vetmi vend me popullsi dominuese myslimane, është një vend që një pjesë të trupit të saj e ka në Europë, është një nga vendet e para që i është bashkuar NATO-s, ndër të parat vende me popullsi myslimane që ka bërë përpjekje të vazhdueshme për pranimin në BE, e ajo që është më e rëndësishmja, është vëndi mysliman që ka kontribuar jo pak në luftën kundër ekstremizmit terrorist islamik.
    Paradoksalisht është edhe i vetmi vend antar i NATO-s, ku u tentua të bëhej një grusht shteti ushtarak kundër Erdoganit, një ngjarje e pakonceptueshme për demokracinë perëndimore, për të cilën çuditërisht është heshtur si nga BE, ashtu edhe nga SHBA.
    Erdogan akuzohet me të drejtë si një lider me politikë të ashpër despotike me karrakteristika orientale, por është pranuar nga analistët ndërkombëtar se nën udhëheqjen e tij, Turqia u fuqizua ekonomikisht e ndryshe nga diktaturat komuniste një partiake, në Turqi ndonëse jo si në Europë, funksionon deridiku pluralizmi partiak demokratik.
    Erdogan akuzohet gjithashtu se respekton traditat e fesë myslimane të popullit të tij.
    Por cili do të ishte ai president që të dilte kundër fesë myslimane e të votohej nga shumica e popullit turk ?

  4. “Lapsi.al e ka lecuar shkrimin e të përditshmes së referencës francize ku shkruhet:” – me ate me xham e me ate pa xham e ke “lecuar”?

  5. Po cilin variant të mediave sorosiane duhet të besojmë ?
    Ate se Erdogani për inat të Trump deklarohet se do të bashkëpunoje me Putinin, apo se Trump e ka mik të ngushtë Putinin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *