• |
ide | kryesore

Birra, kos, mish, sallam/ AKU bllokon ushqimet e skaduara në Berat dhe Memaliaj

Lajme, Të fundit



Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar edhe përgjatë ditës së sotme kontrollet në marketet e zonave rurale, me qëllim ndalimin e tregtimit të ushqimeve të skaduara dhe duke garantuar tek konsumatori sigurinë ushqimore.

Trupa inspektuese e AKU-së ka evidentuar në fshatin Memaliaj të Përmetit një subjekt me aktivitet “minimarket” e cili u kap në flagrancë duke tregtuar produkte të skaduara si: birra, reçel, kos, salcë kosi etj. Ndërsa në fshatin Duhanas të Beratit u konstatuan produktet: sallam, mish pule, salcice,etj me afat skadence të përfunduar. Ndaj dy subjekteve është marrë masë administrative me gjobë.

Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *