• |
ide | kryesore

Dikur Eto’o tani Keita, Interi shpreson që historia të përsëritet

Sport



Heroi i tripletës së famshme të Inter është natyrisht Samuel Eto’o dhe askush tek zikaltrit nuk e ka harruar kamerunasin, që i bëri të ngjiteshin aq lart – në majën e Europës. Tani tek Inter do të luajë një senegalez, Keita Balde, por që e ka marrë bekimin e kamerunasit që kur ishte fëmijë, në një foto, të cilën tifozët zikaltër e kanë marrë si shenjë të destinit.

“Jam shumë i lumtur. Spalletti ishte shumë i rëndësishëm për ardhjen time këtu. Shpresojmë në një aventurë të madhe me Interin”. Janë fjalët e para të Keita Balde, përforcimi i ri i zikaltërve i cili mbërriti mbrëmjen e së dielës në Milano me makinë nga Montekarlo, i shoqëruar nga agjenti i tij Roberto Calenda. Sot në mëngjes sulmuesi senegalez ka kryer vizitat mjekësore në klinikën “Humanitas di Rozzano”. Tashmë firma për një kontratë 5-vjeçare.
Keita mbërrin nga Monaco si huazim për 5 milionë euro me të drejtën e blerjes për 34. “Spalletti është njeriu perfekt – ka thënë agjenti i Keita, Calenda, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” – Mund ta ndihmojë Keita të hedh hapin cilësor final dhe t’i japë mentalitetin fitues për të cilin ka nevojë. Zgjodhi Interin edhe për shkak të prezencës së Spalletit, një garanci”. Keita mund të jetë në dispozicion të teknikut ziktalër që për ndeshjen e parë të Interit në Serie A, të dielën mbrëma në Mapei Stadium të Reggio Emilia kundër Sassuolos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *