• |
ide | kryesore

Hierarkitë e reja të Juventus, Dybala i lë vendin Ronaldos, por del para Bonuccit

Sport



Ndeshja brenda familjes në Villar Perosa do të mbetet në kujtesë mbi të gjitha për debutimin me fanellën bardhezi të Cristiano Ronaldos, “goditja e shekullit” e destinuar të rrisë edhe më shumë nivelin e një skuadre prej vitesh në majën e futbollit botëror.
Por sfida mes Juventusit të Allegri e formacionit të të rinjve, ka zbuluar edhe dy të vecanta që kanë një tregues të rëndësishëm. Të dy episodet kanë Paulo Dybala protagonist. Argjentinasi, autor i dy golave dhe lojërave prestigji, ka vendosur shiritin e kapitenit. E kjo është e reja e parë.

La Joya, në sezonin e katërt në Torino, e ka marrë shiritin nga Chiellini në minutën e 25. Numri 10 ka kaluar në hierarki Leonardo Bonuccin, që në momentin e largimit nga Juventus vinte pas Buffon e Chiellinit. Ish-kapiteni i Milan ka humbur rëndësi në skuadër, edhe pse tifozët e kanë duartrokitur. Sigurisht Allegri nuk ka ndërmend ta vlerësojë me shiritin e kapitenit pas një sezoni si milanist.

Ndryshimi tjetër i takon pozicionimit në fushë të Dybalas. Numri 10, që e ka trashëguar pozicionin e tij të fundit në stafetë me Tevez, i ka lënë vendin e tij Cristiano Ronaldos. CR7 nuk ka marrë dhuratë vetëm numrin e fanellës nga Cuadrado, por edhe “vendin” e Dybalas.

Mbetet për të parë nëse argjentinasi do të tërhiqet edhe nga goditjet e 11 metërshit? Por kjo është një zgjedhje që Allegri do ta vendosë vetë përpara të shtunës së ardhshme në Bentegodi, në të parën e kampionatit kundër Chievos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *