• |
ide | kryesore

I sëmuri mendor u ikën mjekëve nga duart, hidhet nga kati i 3-të i spitalit në Vlorë, vdes në vend

Lajme, Të fundit



Një 50-vjeçar në qytetin e Vlorës është hedhur nga kati i 3 i spitalit ditën e sotme duke pësuar vdekje të menjëhershme.

Sipas policisë, 50-vjeçari M.K. ishte me probleme mendore, dhe ka mundur t’u largohet shërbimeve. Pas sekonda më vonë, ai është hedhur nga kati i 3 dukë ndërruar jetë në moment.

Më datë 13.08.2018, shërbimet e Spitalit Psikiatrik Vlorë, kanë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, shtetasin me probleme mendore M.K., 50 vjeç, i cili ka mundur tu largohet shërbimeve dhe është hedhur nga kati 3 i spitalit, duke ndërruar jetë në çast” – njofton policia.

Grupi hetimor ka nisur punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për rastin në fjalë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *