• |
ide | kryesore

Justin Timberlake sjell librin e tij autobiografik

Paparazzi, Slider



Justin Timberlake pritet të publikojë në tetor librin autobiografik “Hindsight & All The Things I Can’t See In Front Of Me”, ku edhe përmes fotove shfaq momente intime nga karriera, jeta private, si dhe ka barsoleta për frymëzimin për muzikën.

Libri do të tregojë dhe për jetën familjare me bashkëshorten, aktoren Jessica Biel, si dhe për karrierën. Ai u bashkëshkrua me Sandra Bark dhe u dizajnua nga Michael Bierut.

“Të punoja për këtë libër ishte një eksperiencë mahnitëse. Historia ime përfshin shumë njerëz që më rrethojnë, njerëz fantastikë, që më kanë ndihmuar të bëhem artisti që jam sot. Duke reflektuar për këto momente, duke treguar për njerëzit dhe vendet që kanë ndikuar te muzika ime, dhe që kam mundësi ta ndaj me të tjerët historinë time, është diçka për të cilën jam shumë mirënjohës”, – deklaroi Timberlake në një intervistë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *