• |
ide | kryesore

Kapet i riu suedez me 19 pistoleta në doganën e Murriqanit, ishte nisur drejt Gjermanisë

Lajme, Të fundit



Një person është arrestuar në doganën e Muriqanit ditën e sotme pasi u kap me municione.

Policia raporton se ai është shtetas suedez dhe u ndalua pasi i janë gjetur 19 mini-pistoleta.

Ai quhet Sebastian Rikard, 21 vjeç, dhe ishte duke shkuar për në Gjermani. 21-vjeçari ishte në një autobuz linje ku kishte me vete dhe pistoletat. Rikard i kishte fshehur në një çantë.

Duke pasur parasysh dhe trafikun e qenieve njerëzore, policia bën kontrolle të shpeshta, e për këtë arsye bëri një kontroll më të detajuar të të riut.

Ende suedezi nuk ka bërë një deklaratë në lidhje me ngjarjen, nuk dihet prej sa kohësh ka qenë në Shqipëri.



2 Comments

  1. Ky po i nxirrte jashte shqiperise keto pistoleta?!! Aman ore! Paguajeni dhe lereni te lire dhe shpresojme mbase e bene rruge kete pune!

  2. Andreas-i edhe ka te drejte.Ky lajm,sikunder edhe shume te tjere,eshte dhene ne te gjitha mediat,sikur te i jete derguar nga burimi dhe pa i shtuar ,apo hequr,as edhe nje germe,megjithese eshte jo i plote.Cdo gazete,apo portal.duhet te kete personalitetin e vet,bile edhe lajmin duhat ta jape,sipas frymes se vet,duke cfrytezuar burimin,por mos ta beje lajmin,si nje strofe vjerrshe,qe botohet ,nga te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *