• |
ide | kryesore

Këngëtarja legjendare Aretha Franklin në gjëndje të rëndë shëndetësore

Paparazzi, Slider



Këngëtarja legjendare Aretha Franklin në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mediave Aretha është e rrethuar nga familja dhe njerëzit e saj të afërt në këto ditë të vështira për të.

Këngëtarja po lufton për jetën e saj në vendin e saj të lindjes, Michigan.

76 vjeçarja nuk ka dalë në publik që nga nëntori i vitit të kaluar dhe anuloi dy koncerte të planifikuara për në prill dhe mars të këtij viti.

“Aretha Franklin është urdhëruar nga mjeku i saj që të pushojë plotësisht për të paktën dy muajt e ardhshëm,” tha menaxheri i saj në një deklaratë në mars.

‘Mbretëresha e Shpirtit’ ka fituar 18 herë çmimin Grammy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *