• |
ide | kryesore

Lojtari më i titulluar i historisë së Barcelonës

Sport



Nëse me Argjentinën, Lionel Messi duket se vuan një lloj mallkimi, me klubin ai vijon të vendosë rekorde. Me fitoren e Barças kundër Seville në Superkupën e Spanjës, falë golave të Gerard Piqué dhe Ousmane Dembélé, argjentinasi u bë lojtari më i titulluar i historisë së katalanasve.

33 trofe në total

Në total ai ka marrë 33 trofe gjatë karrierës së tij në Katalonjë katër prej të cilëve janë në Ligën e Kampionëve dhe nëntë janë tituj të La Ligas. Pra, Pleshti tejkalon Andres Iniesta tashmë pjesë e Vissel Kobe në Japoni. Top 5 e lojtarëve më të titulluar të blaugranave vijon me vendin e tretë në barazim Gerard Piqué dhe Sergio Busquets me 28 trofe, të ndjekur nga Xavi Hernandez me 25 trofe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *