• |
ide | kryesore

‘Mënyrë idiote e të luajturit’ – Allardyce fajëson Emery për humbjen e Arsenal

Sport



Ish-trajneri i Anglisë, Sam Allardyce, ka fajësuar trajnerin e ri të Arsenal, Unai Emery, për humbjen në debutim, duke kritikuar mënyrën e lojës me dalje me pasime nga prapavija kundër Manchester City.

Emery kishte një pagëzim të zjarrtë në debutimin në Premier League, kur i është dashur të përballet me kampionët në fuqi në Emirates të dielën.

Topcinjtë humbën 2-0 përballë formacionit të Pep Guardiolas, por mund të kishte qenë një rezultat edhe më i thellë për vizitorët, që e dominuan gjithë ndeshjen.

Të njohur për presingun e lartë në ndeshje, City e vuri përfund Arsenal dhe Allardyce ka fajësuar për gjithcka teknikun Emery. “Është faji i teknikut,” ka përcaktuar ish-trajneri i Anglisë për Talksport . “Ishte një mënyrë idiote e të luajturit. Mos i kërko dikujt të bëjë kundër Manchester City pikërisht atë që nuk duhet. Cfarë bën Manchester City? Presing, presing, presing, kështu që pse përpiqesh të dalësh me pasimë që nga prapavija?”, përfundoi Allardyce.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *