• |
ide | kryesore

Polici kërkon drejtësi: Ylli Luka më theu këmbët, por gjykata e liroi

Lajme, Të fundit



Efektivi i policisë Jonuz Vrapi u godit dy javë më parë nga një automjet që i theu të dyja këmbët, por sot personi që drejtonte mjetin është i lirë. Megjithëse prokuroria kërkoi arrest me burg për 37 vjeçarin Ylli Luka, gjykatësi e liroi me detyrim paraqitje.

Menjëherë pas daljes nga Spitali i Traumës në Tiranë, polici Jonuz Vrapi ka kërkuar drejtësi për veten duke deklaruar se, ngjarja nuk ishte aksidentale por ishte e qëllimshme. Sipas tij, ai e ka gjetur Ylli Lukën duke debatuar me një grup banorësh që i kërkonin të mos ecte shpejt me makinë dhe i ka kërkuar të largohet. Në vend të kësaj ai ka hipur me makinë dhe ka xhiruar gomat duke përplasur policin që përfundoi me dy këmbë të thyera.

Vrapi e cilëson 37-vjeçarin Ylli Luka, nga fshati Nikël i Krujës, një njeri problematik dhe tregon se ai e ka arrestuar disa muaj më parë, pas denoncimit të bërë në policinë e Kuçovës nga bashkëjetuesja e tij për dhunë. Vrapi pohon se edhe pse ka qenë në shërbim në krye të detyrës, me uniformën dhe me mjetin e policisë, deri tani nuk i është marrë asnjë deklaratë në lidhje ngjarjen e rëndë, edhe pse ai është i dëmtuari.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Kuçovës, mbrëmjen e 28 korrikut, kur polici Jonuz Vrapi, u godit 3 herë nga Ylli Luka ky i fundit me mjetin që ai drejtonte. Pas goditjes, efektivi Vrapi, u dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku qëndroi 15-ditë për shkak të thyerjes së të dyja këmbëve.



3 Comments

  1. Po paskan mbaruar fare kucovaret sja qine motren fshatarit te nikles hajde ne vl a ne tp e ta shikonte ky bythqir po dhe polici per cfare e ka pistoleten i fuste nje plumb ne koke rropshit

  2. Gjykatesi i ka dhenenje mesazh policit te plagosur, mos e bej detyren dhe nuk te prek njeri. Po e bere detyren sic duhet jo nje kembe por te dyja kembet ….. dhe autori lirohet menjëherë per mungese provash per ta mbajtur në burg …. ja kshu ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *