• |
ide | kryesore

Prapaskenat e Como-s/ Ata që i vodhën dasmën Ledionit dhe Sarës

F1, Kryesore, Paparazzi



Duke qenë se dasma e trashëgimtares të Top Channel Sara Hoxha me showman-in Ledion Liço konsiderohej si një nga ngjarjet më glamur të vitit, edhe të ftuarit pjesmarrës në të janë përpjekur me të gjitha mënyrat të tregojnë se kanë qenë prezent. Madje kanë postuar foto sa më pikante për të pushtuar rrjetet sociale dhe për të klithur në Facebook dhe Instagram: “Po isha edhe unë” në festën që u bë buzë liqenit të Como-s në Itali.

Dhe po të matet prezenca e tyre në mbulimin mediatik, ajo është pothuajse e barabartë me atë të çiftit që u martua. Ja disa nga fotot me Shock-uese që ka zgjedhur Lapsi.al.

Vendin e parë e zë pa dyshim Eneda Tarifa. Këngëtarja dhe ish drejtuesja e Portokallisë, që pasi është sërish single, i lejon vetes ndonjë lirshmëri më shumë, ka hedhur një foto, ku ajo rrezaton me fustan të purpurt. Por grimca që bën diferencën dhe që bëri që fotoja e saj të shpërndahet pa fund, është demostrimi i këmbës së saj të zhveshur enkas që nga maja e thoit e deri aty ku duhet të mbante veshur tjetër gjë.

Pa dyshim që nëse ka pasur si qëllim tërheqjen e vëmendjes, këtë herë Eneda ia ka arritur qëllimit, më shumë se më atë videon që ngatërrohej në anglisht gjatë Eurovizion-it.

Pa dyshim në këtë klasifikim nuk mund të mungonte mbreti i dukjes, Erion Veliaj. Ai ka pozuar me “Villa Erba” në sfond, por së bashku me bashkëshorten shtatëzënë janë munduar të nxjerrin në pah barkun “ku banon” krijesa e tyre e ardhshme.

Dhe, si për t’a bërë më të plotë tërheqjen e kuriozitetit, lali Eri nuk ka munguar ta vendosë pëllëmbën e tij mbi vendin nga ku pritet të shpërthejë lumturia e çiftit. Mesazhi është i qartë: ka martesë, por ka edhe më shumë, të bëhesh prind.

L’image contient peut-être : 3 personnes, personnes souriantes, personnes debout

Megjithëse nuk e ka aftësinë për të ekspozuar kofshët, dhe megjithëse punët e prindërimit i ka kryer me kohë, Ermal Mamaqi ka dëshmuar edhe njëherë se di t’i tërheqë po aq mirë gazetarët e kronikës rozë, po aq sa dhe fansat e tij në Instagram dhe Facebook.

Prezantuesi i Tv Klan ka bërë bashkë në një foto drejtorin e Top Channel Ben Blushi dhe biznesmenin mik të Aleksandër Frangajt, Zamir Manen. Me nuhatjen e vet, ai e ka kuptuar se “pajtimi’ dy personazheve që luftuan fort me njëri tjetrin, në betejën se ku do të punojë Blendi Fevziu vitin e ardhshëm, mund të prodhonte një klishe të shitshme. Dhe pa dyshim që ia arriti qëllimit. Edhe postimi i tij u bë hit.

Në fakt, nuk është as shumë elegante dhe as shumë e sjellshme që në ditën e dasmës të dy të rinjve të vjedhësh vëmendjen që i takon vetëm atyre. Dhe askush, me siguri nuk ka pasur këtë për qëllim. Por jetojmë në kohën e garës së Instagramit dhe Facebookut, në betejën e ashpër të klikimeve dhe kjo me siguri i ka ndryshuar rrënjësisht zakonet e dasmorëve tradicionale. Disa prej tyre arritën të triumfonin duke thënë: “Isha edhe unë”.

©Lapsi.al



24 Comments

    1. Intelektualin nuk e ben veshja…sipas teje te gjithe qe veshin kostum jane intelektuale..?? Ik ha shalqi o intelektual dhe lexo fjalorin shqip shqip te kuptosh domethenien e fjales!

      1. O ti emut do duhet te jesh pjese e hajdutje dhe eshte filozofike po ti nuk e kupton se ke mbaruar shkollet e hajdutve

  1. Ne kuptimin thelbesor dhe qelizor te fjales,shqiptaret Jane extrémist katunare Dhe katunare nuk Jane ata qe kosisin barin Apo vadisin kollomoq.Ne sherbim e Tyre ata Jane aristocrate.Katunare Jane keta kriminele qe me para kriminale hapen bithesh e bejne te tilla dasma.E keta qe Marrin pjes ne ate katunari,me nje konkurence mizore,kush e kush te bjere me shume ne sy.E thote mire Adler,ka njerezit qe vdesin per te Rene ne sy,Po e vetmja gje qe i Ben te bie ne s’y eshte idiotesia dhe paturpesia.Dhe te gjithe ata pjesemarres ne ate bordello katunarie,Duke filluar nga qifti e Duke perfunduar te Erjon falsi ishin idiote dhe te paturpshem.Dhe ju qe i kushtimi vemendje kesaj garde keni bashkepuntor,Turp.

  2. Pune robqimesh,at a qe u martune e keta qe moren pjese ne dasem.Me mire eshte ne Lure se ne Como,I kam pa te dyja.Jane bo katunaret me pare e dalin mendesh.Gjithesesi ne gjirizin bordell te medias shqiptare kjo eshte ngjarje,sidomos ne keto site the nxehta gushti.Po ata robqime qe u Martine dje,per me bo nje buje ma the Madge shpejt Kane me u nda..Kemi apo sjemi ne Hollivood.

  3. Pyetje te shumta lindin nga keto foto. Kjo mami Tarifa dashka burre? Ky Veliaj me kar apo me epruvete e ngjizi? Po ky olibarku pse nuk ushqehet sic duhet? Sa per servilat Mamaqi/Blushi nuk ke c’thua, po te pakten Mamaqi paska lene nje mjeker te bukur, ndersa ky Blushi akoma paska frike ta hiqka nishanin.

  4. Dava robqirash bushat rob pa moral e dinjitet japin grate e motrat per para.po zamiri e paska mare veten nga plagosja te padami me dt 27 zgjodhi kete foton me mamaqirin per te thene qe ska ndodhur gje….

  5. me para kokaine erionka velina beri dy dasma,me para po kokaine e bija e artan hogjes martohrt,ky i fundit vdiq me ferrari me nje prostitut.blushi tash esht ber jo don bosko por DON PISI.

  6. Histori Katundi. Mire e ka shpjeguar Lumiani. Katundar Ledioni i Ersekes qe po aq Ersekar u tregua qe duke mos patur kure asnje lidhje ne jete u kujtua se martesa duhet bere me vajzen e pronares qe te mbijetoje sepse te ardhm ne tv nuk ka . Dhe e realizoi . Ambicie e katunarit qe nuk ben dot asgje ne jete pervec kollovarit. Katunare dhe keto vajzat qe prona e te atit u ka falimentuar perfundimisht dhe keto te zhytura ne nje fund te sigurte financiar – bejne festa atistrokatesh. Katunare deri ne te brendshme e ema qe po con per skrap tere ate investim te te shoqit. Katundari e madhe show i ketyre bibave te show biz qe jetojne per instagram e ende nuk jane zgjuar te kuptojne se i ndjekin si mall porno ne insta / jo si produkt suksesi. Katundar Samir Mane qe mund te jete i vetmi pasanik ne bote qe ka nevoje ta tregoje cdo jave ne tv qe eshte me i pasuri. Qe ketu fillojne dyshimet. Katunar 100 karat Ermal Mamaqi qe genjen gjithe katundarine e ketij vendi me instagramin e tij kur ne fakt te gjithe e dine qe ne cdo vend e realitet normal , nje injorant i paafte si Ermali vetem DJ dasmash mund te ishte. Ndersa Blushi. Eshte provincial me pordhe. Provincial ne themel qe po vulos nje turp te papare profesional e moral me menyren si po menaxhon TCH dhe pozicionin e tij te momentit. Deshtim epik qe mund te na e kish shmangur te gjitheve. Blushi po ve firmen e fundit ne falimentin e TCH por eshte aq i paafte sa kerkon qe TCH ta falimentoje si KLAN jo si TOP. Kjo e bene edhe me te pavlere fundin.

  7. E pashe nje dite me qen ledionin, i shkonte me thon te verteten, cift i bukur. vetem se kisha dyshime kush ishte qeni vertete : qeni qen apo ledioni qen 🙂
    Dasem per pordhe i thone kesaj. U martuan VIP-at shqiptare ledioni nga erseka dhe sara kuksiania e laprakes. Hadje gjeje shemtine e vertete.

    keto personazhet ne foto jane ordinere psh ky blushi i LIBRAs eshte legen komplet. TOP-i vazhdon ti sherbeje rames, ashtu sic blushi i sherbente rames kur ishte ne parti. Tani nuk eshte me deputet per Ramen por Punon per Ramen perseri. Blushi eshte pjese e skenarit. Mos u lodhni kot te gjeni njeriun e mire. thjesht eshte pak me qytetar se Taulant Balla.
    Zamiri eshte i peshtire. shume thone biznesmen apo pasaniku me i madh shqiptar. une dyshoj se eshte administrator i parave te politikaneve shqiptar. si taci, , pra kujdeset e shton parate e rames, berishes, metes, nanos, apo dhe bashes

  8. Lediona ka qene e dashura tanit ,tani buri goces majmun sa intrigant paskan qene kto katunaret e shqipris dhe kto bythqirat sa shume kane hec ne jete kot sa i ka dale nomi hollandes

  9. More,pse vajten deri ne Itali,per te bere dasmen?Nuk ja bente Ermali me te shoqen,qe merren me keto dasmat e “VIP”-ave?Apo,i kane kerkuar cmim marramendsh qe ciffti,nuk mund ta perballonte?Apo,nuk e kane begenis,por kane pranuar ta marrin me vehte Ermalin,si karagjoz,qe i nevoitet dasmave,se per humor,ata (TOP-i me Portokalline),jane vete kampion?Kush mund te jape pergjigjen me te perafert?

  10. pse nuk vajti arbana osmani ne dasem? apo nuk e ftuan se i beri qoken e ngushellimeve familjes se asaj vajzes qe udhetonte ne makine me tanin?

  11. Ky dhenderri erseKar eshte me i pafajshmi ne gjithe kete parade katundarie e pordhesh prej bejleresh te rinj. Gjeti nje menyre per te jetuar dhe la gruan qe kishte e hyri kollovar te pronari. Puna eshte se keta ersekaret i ndjek tersi dhe kam frike se do falimentoje Top-i vetem qe te vertetohet ajo shprehja: I shkreti kolonjar, vajti per p…dh e hengri k…r!
    Kurse ketyre katunareve te tjere varu lesht. Me vjen pak keq per Blushin, pa keta te tjeret katundare te pa shkolluar ose kurva jane.

  12. I gjithe lajmi bashke me komentet, nuk vlejne nje kallez gruri. Ka bota lronike roze ,bejme edhe ne qe nuk duam vendin tone, qe eshte A-e ehsistences.Qe ti sjell zorret ne gryke ne fakt eshte titulli i lajmit.: Kush ja vodhi dasmen e Como-s çiftit. Pyetje: A nuk ishin ne dasem te gjthe hajdutet e polities dhe te medias? Eshte e natyreshme qe Ata diç do vidhnin, pra propaganden, se parate e shqiptareve nuk vjedhin ne dasma, por xhepat e tyre. E di o bushtat qe nuk e publikon se mar shume okej nga lexuesit she kjo ju ben xheloze, nga ana tjeter nuk ke kellqe te debatosh. Desha te shtoj edhe diçka perazetarin provincial qe e consideron Como – n aty paskodres si me qene kashar.Idiot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *