• |
ide | kryesore

Presidenti i Barcelonës mban derën hapur për Pogba

Sport



Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka refuzuar të diskutojë cështjen e merkatos në lidhjen me yllin e Manchester United, Paul Pogba, megjithëse ka lënë të hapur derën për një lëvizje të mundshme përpara mbylljes së merkatos.

Kampionët e La Liga, Barcelona ishin kandidati më insistues për mesfushorin francez Pogba, duke e bërë të ardhmen e fituesit të Kupës së Botës të paqartë në Old Trafford.

Pogba – që ishte edhe kapiten i Djajve të Kuq në fitoren 2-1 kundër Leicester City në ndeshjen debutuese – ka zbuluar një mardhënie të cuditshme me teknikun Jose Mourinho dhe francezi ka ngritur edhe më shumë dyshime kur ka deklaruar se do të gjobitej nëse do të fliste më shumë.

Në kohën kur merkato në Premier League u mbyll në 9 gusht, klubet spanjolle kanë kohë deri në 31 gusht për të kompletuar marrëveshjet.

I pyetur në lidhje me Pogba, pas fitores së Barcelonës 2-1 kundër Sevilla për Superkupën e Spanjës, Bartomeu u shpreh: “Nuk do të flas për emra, ne kemi respekt për të gjithë klubet dhe mbeten edhe 18 ditë.

Barcelona ka qenë e zënë në merako këtë verë, duke nënshkruar me Malcom, Arthur, Clement Lenglet dhe Arturo Vidal. por gjigantët spanjollë thuhet se ende po kërkojnë mesfushorin ideal për të zëvendësuar Andres Iniestan.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *