• |
ide | kryesore

PSG paguan 37 milionë për mbrojtësin që Inter e kishte në dorë me parametër zero …

Sport



Çuditë e merkatos janë të tilla, e refuzon me parametër zero dhe e paguan 37 milionë euro. Kështu është historia e Thilo Kehrer, tashmë lojtari i ri i PSG. Francezët kanë paguar shifrën e 37 milionëve për ta marrë nga Schalke 04. E të mendosh që Inter në 2015 kishte gjetur akordin me menaxherët e lojtarit dhe firma do ta vishte mbrojtësin me fanellën zikaltër me parametër zero, sepse ishte në skadencë kontrate me klubin gjerman. Schalke në atë kohë kërcënoi zikaltrit se do ta ndiqte cështjen në rrugë ligjore, e në atë pikë ish-drejtuesi i Inter, Marco Fassone, preferoi të mos i thyente raportet me Schalken.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *