• |
ide | kryesore

Thërmohet Spanja, një tjetër lamtumirë problematike për Enrique

Sport



Përfaqësuesja e Spanjës humbet pjesët një nga një dhe pas Iniestës e Piqué, një tjetër pjesë e historisë i thotë lamtumirë Furive të Kuqe. David Silva, protagonist i sukseseve të Spanjës, tërhiqet nga kombëtarja pas 125 prezencave, 35 golave e tre titujve: Botërorin 2010 dhe Europianët 2008, 2012.

“Kombëtarja e Spanjës më ka dhënë gjithcka, jam rritur si lojtar e si person. Është një nga vendimet më të vështira të karrierës sime” u shpreh mesfushori.

Fantazisti i Manchester City, ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore të të birit dhe kjo mund të jetë edhe një nga arsyet pse David Silva vendosi të largohej nga La Roha duke i shkaktuar një tjetër “dhimbje koke” për teknikun e ri të Spanjës, Luis Enrique.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *