• |
ide | kryesore

Tmerrohet natën familja, 4 persona me armë e maska hyjnë në banesë për t’i grabitur

Lajme, Të fundit
policia-korce-640x3401-0_1502266041-6773418.jpg



Ka përjetuar tmerr gjate natës një familje ne Korçë. Mësohet se katër persona me maska e te armatosur kane hyre ne banesën e shtetasit  E.D, 38 vjeç për te grabitur. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur orës 22.30, në fshatin Porodinë-Korçë.

“Autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar e armatosur dhe gjatë tentativës për të vjedhur, kanë lënduar lehtë njërin prej pjesëtarëve të familjes dhe më pas janë larguar duke mos arritur të realizojnë vjedhjen”- njofton policia.

Njoftimi i policisë 

Më datë 12.08.2018, rreth orës 22.30, në fshatin Porodinë-Korçë, dyshohet se katër shtetas të maskuar, kanë hyrë forcërisht për të vjedhur në banesën e shtetasit E.D, 38 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e Policisë ku sipas deklarimeve të pronarit të banesës, autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar e armatosur dhe gjatë tentativës për të vjedhur, kanë lënduar lehtë njërin prej pjesëtarëve të familjes dhe më pas janë larguar duke mos arritur të realizojnë vjedhjen.

Nga ana e Policisë, janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 



1 Comment

  1. ja qfare ben kokaina,kanabisi dhe trafikimi i qenjeve njerzore,kriminelet deputet,prostitut dhe hajna qe rama i solli shqiperis.me ramen,xhafen,tahirin,frrok,ndok,rosh,dosh,qazim sejdina,shullaza,habila,balila vetem kesi gjera ndodhin.pun nuk ka por specialista socialista kriminel sa te don.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *