• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mbërrin në gjykatë autori i masakrës me 8 personave, si e presin të afërmit e viktimave

Lajme, Të fundit



Ka mbërritur ne gjykatën e Vlorës autori i masakrës se Selenicës, ku mbeten te vrare tete persona, te afërm te Ritvan Zykajt.

Ndërkohë ne hyrje te gjykatës kane qene familjare Olsi Hoxhallarit dhe nenës se tij, te cilët u vranë e u dogjën ne banese disa muaj me pare nga gruaja e te ndjerit, e cila e kreu krimin ne bashkëpunim me te dashurin e saj.

Familjaret sot kane dale me një banderole ku shkruajnë se dy autoret e këtij krimi dhe Ritvaj Zykaj duhet te dënohen me vdekje.

Ndërkohë 24-vjecari Ritvan Zykaj do te njihet me masën e sigurisë, pasi vrau me arme 8 kushërinjtë e tij ne Selenice.

Ndërkaq, marrja në pyetje e të riut është bërë e vështirë për shkak se asnjë avokat nuk e merrte përsipër mbrojtjen e tij.

Dje mësohet se është caktuar ndaj tij një avokat, ndërsa sot pritet që ai të dalë në Gjykatën e Vlorës, nga ku do të vlerësohet masa e sigurisë.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *