• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në Itali, vdes 45-vjeçarja shqiptare, plagoset adoleshentja

Lajme, Të fundit



Tragjik ka rezultuar fati i një gruaje shqiptare në Itali, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme pas një aksidenti rrugor.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 16:00, në Piacenza të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se në aksident janë përfshirë një mjet tip “Ford Fusion” dhe një furgon “Fiat Scudo”, të cilat u përplasen kokë më kokë.

Nga aksidenti, përveç 45-vjeçares shqiptare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, u plagos edhe një vajzë 17 vjeçe, që mendohet se është e bija, shkruan ‘Piacenza24’.

Ndërkohë, drejtuesi i furgonit nuk ka pësuar lëndime. Deri tani nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *