• |
ide | kryesore

Almeda Abazi, tashmë si këngëtare (FOTO)

Paparazzi, Slider



Në projektet e saj të afërta pavarësisht se me profesion është aktore, Almeda pranoi se do të tentonte të bënte muzikë.

Aktualisht Almeda është duke xhiruar videoklipin e këngës “Alabama”. Prej ditësh ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente dhe prapaskena nga xhirimet e klipit i cili do të jetë në bashkëpunim me Burak Yeter, një producent mjaft i njohur në Turqi.
Tolgahan Sayisman, aktori i njohur turk njëkohësisht bashkëhsort i Almedës, i ka qëndruar prana  duke qëndruar prapa kamerave për të parë se gjithçka po shkon mirë.
Veshja që Almeda ka zgjedhur për klipin, të paktën njëra prej tyre është një fustan i zi i gjatë, me dekolte të hapur. Klipi është xhiruar në pyll dhe në breg det.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *