• |
ide | kryesore

Argjentina i frikësohet tërheqjes përfundimtare, Messi kërkon një pauzë

F1, Sport

Lionel Messi nuk do të luajë ndeshjet e ardhshme me Argjentinën. “Pleshti” nuk do të veshë fanellën e Albicelestes të paktën deri në 2019, por nuk është akoma e qartë data e kthimit të numrit 10.

Sulmuesi ka vuajtur presionin e ushtruar nga media e nga tifozët dhe ka vendosur të bëjë një pauzë. Messi madje ka menduar edhe të lërë përfundimisht Seleccion, por duke parë raportin e mirë me presidentin e Federatës së Futbollit të Argjentinës (Afa), Tapia, ka menduar të mos e bëjë hapin fatal, të paktën për momentin.

Në orët e fundit, Messi ka folur me Scalonin, trajneri provizor i përfaqësueses amerikano jugore e kanë rënë dakord për tërheqjen e kampionit argjentinas për ndeshjet e ardhshme kundër Guatemalës e Kolumbisë. Tani objektivi i Federatës argjentinase është ai që të krijojë një projekt ambicjoz në mënyrë që të motivojë Messin të kthehet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu