• |
ide | kryesore

Barcelona, 71 milion paund për Dembele, por kush do e blejë!?

Sport



Barcelona, pasi ka refuzuar cdo lëvizje në lidhje me Ousmane Dembele, ka vendosur ta nxjerrë në shitje francezin për shumën e £71milion paund. 21 vjecari u mor një vit më parë nga Borussia Dortmund për £138 milion paund, si zëvendësues për Neymar.

Por Dembele pësoi një dëmtim që e mbajti disa muaj jashtë fushave të lojës, por edhe kur u kthye francezi pati shumë opinione kundër për mundësinë e përshtatjes në modulin e lojës së Barcelonas.

Sipas Marca, klubi ka vëzhguar perfomancën e tij dhe është i tentuar ta shesë Dembele. Për më tepër Barcelona ka nënshkruar për £37.3 milion paund me Malcom, 21 vjecar, që luan në të njëjtin pozicion me francezin, duke e vënë kështu në rivalitet.

Por çështja qendron se me merkaton në Premier League të mbyllur, mungojnë kandidatë potencialë blerës si Arsenal, Manchester United, Chelsea e Liverpool. Ndaj dhe vendimi i katalanasve në këtë moment duket i cuditshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *