• |
ide | kryesore

Breshëri plumbash dhe tritol në Kamëz, brenda lokalit gra dhe fëmijë

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz. Qëllohet me armë drejt lokalit ‘Kaslin’ dhe drejt banesës që ndodhet në të njëjtën biznes.

Pak minuta më vonë ka ndodhur një shpërthim eksplozivi. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale në lokal dhe në makinat e parkuara para lokalit.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2.00. Në banesë ndodheshin familja Halili pronare te objektit, gra dhe femijë.

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokalit ku duken personat që qëllojne me armë.

Pamjet u sekuestruan nga policia. Pjestarët e familjes Halili kanë thënë se nuk kanë konflikte dhe nuk e dinë kush mund të jete autor i sulmit.

Lokali ndodhet tek Bulevardi Blu rreth 500 m poshte Bashkisë Kamëz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *