• |
ide | kryesore

Le Monde/ Dhëndrri i Trump, Kushner, mund të qëndrojë pas idesë të ndarjes së Kosovës

Arkiva, Kryesore



Në një shkrim që gazeta Le Monde, e datës 15 gusht i ka kushtuar debatit të fundit për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, zbulohen detaje të frikshme të asaj që mund të ketë vënën në lëvizje këtë ide të rrezikshme. Sipas gazetës, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç që ka qenë një patizan më i hershëm i kësaj zgjidhjeje, ka marë një shkelje syri nga SHBA.

“Pas një takimi me dhëndrrin e Trump, Jared Kushner (burri i Ivanka Trump, shënim i Lapsi.al), në fund të korrikut, Daçiç pohoi se “të gjitha kartat ishin mbi tavolinë” shkruan e përditshmja franceze e referencës, e cila e komenton kështu këtë fakt: “Për një kohë të gjatë kundër çdo lloj ndryshimi të kufirit, Uashingtoni, që e mbështet Kosovën që nga lufta e 1999, duket se e ka zbutur qëndrimin pas ardhjes së Donald Trumpit në Pushtet. Kjo ka mbërritur deri në atë pikë sa shumë diplomatë europianë dyshojnë se SHBA mund të merret vesh për një zgjidhje me Rusinë, që ka qenë një mbështetse historike e Serbisë”, komentohet ë shkrimin që Lapsi.al e ka lexuar (Paragarafi në origjinal poshtë).

Pasi thekson, që në krye të artikullit, se kjo perspektivë i frikson europianët, gazeta citon edhe deklaratën e kancelares Merkel këtë të hënë, e cila tha: “Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit është i vendosur dhe i pandryshueshëm”.

Duke sqaruar se britanikët tashmë e kanë refuzuar këtë zgjidhje dhe se Franca po qëndron në heshtje gazeta citon një ekspert të Ballkanit, Pierre Mirel, ish përgjegjës për gadishullin tonë në BE, i cili thotë: “Eshtë një rrezik i madh për rajonin që mund të krijojë një përshkallëzim të kërkesave për shtete me kufij etnikë” në vende si Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja.

Pikërisht për këtë, gazeta kujton se pas debatit të hapur nga Thaçi, presidenti i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik deklaroi se territori i tij duhet të ndahet nga pjesa tjetër e vendit. Jo pa qëllim Le Monde thekson se Milorad Dodik është një njeri i afërt i Putinit, po aq sa edhe i qarqeve «alt-right» të Amerikës, që kanë lidhje me ish eminencën gri të Trump, Steven Bannon.

Burimi le Monde/ Përshtati Lapsi.al

                                                                        Lexo më shumë mbi temën:

Veton Surroi shpjegon: gjithçka duhet të dini mbi debatin e rishikimit të kufijve

Andi Bushati: Gjithçka përveç Thaçit

Baton Haxhiu: Pse Thaçi ka të drejtë

 

 



9 Comments

  1. nje verejtje sa per tu kujtuar sa te ndyre jane francezet:
    ne harte komunat e Kosoves jane quajtur troç “Serbe” kurse te Serbise jane quejtur me “elegance” “Albanofone”

  2. A ka mandat ky Thaqi me vendos vetë për ketë çeshtje kaq të randësishme?
    Apo asht si ay që i thojshin dikur : “Lalë Kros vetë shkruej vetë vilos kush të thotë ty që mos”.

  3. te fuqishmit jan renditur ne rresht ,mbeshtetur tek fuqia ,per te permbushur egon interesin mirpo interesi nje pale behet padrejtesi per palet tjera nderkohe qe padrejtesin ,e luftojne te gjith me ligje dhe veprime,kjo eshte politika qe luhet ky eshte njeriu i diteve te soteme,por cfar ndoll ne te vertet ,sikur keta bilbila ,te kishin krijuar gjithcka ,te ishin krijues zgjilljesh vertete ,do te kishin shum sukses ,por fatkeqsisht as sjan krijues dhe as nuk ndrysahojne dot krijim keshtu qe jan te detyruar menjekembe te respektojne vet krijimin ligjet e funksionit jetes ,qe quhen domosdoshmeri,disa i kuptojne ne fillim te jetes tyre disa ne mes dhe disa ne fund mir eshte ti kuptoni ne kohe,sejcili e don jetej e tije te drejten miren per veten e vet sejcili e urren padrejtesin qe i behet ,por disa padrejtesi u bejne tjereve,por cfar ndoll ,zoti sejcilin e beri peng te vepres se vet,cfar mbjell ate korr mbjell padrejtesi ndaj tjereve mbjell ndeshkim nga tjeret pacmangeshem ligjet e zotin nuk mund ti ndryshojne kush ,nuk shikoni se si ne cdo fushe shkencore ,suksesi arrihet vetem me drejtesi rregull hak ,po si mendoni qe nje gjithesi qe funksionon me rregull ,drejtesi hak ,mundet njeriu i gjore ,ta ndryshoje rrjellen ta bejne te funksionojne sipas deshires njerit apo tjetrit ,mbi cfar baze zoterinje ju nxjerrni suksesin ,a nuk vereni termete vullkane ikje prollimi shkatrrim te gjithckaje ,nga se vjen ,vjen si pasoje e keqmenaxhimit njerzore pa rregull kriter mase por thjeshte me deshire interes,dijeni se ne pak kohe interesi [padrejtesia]do shpallet si armiku nr 1 ne toke qe njerzimin po e fut drejt shkatrrimit plote nderkohe qe askush nuk e deshiron shkatrrimin e tije,,sa mir do ishte qe ullheqesit ti kishim nga niveli shkencetare , njerez te drejte moralshem virtytshem ,qe popujt i nxjerrin popujt nga rruga e problemeve ,pa zgjillje drejt rruges zgjilljeve pa probleme ,mos u ngutni te thelloheni ne gabime dhe te mos mund te dilni me qe aty ,por futuni ne rrugen e zgjilljeve pa probleme qe ju ben te ecni perpara ,sepse me vete ka te verteten cdo sukses

  4. A mund të konsiderohet si “lajm”, supozimi i pa vërtetuar se Kushner, dhëndëri i presidentit Trump, paska rënë dakord me rusët për ndarjen e Kosovës ?
    A ka ndonjë fakt apo dokument që ta vërtetojë këtë ?
    Thjeshtë vetëm komente subjektive.
    Deri tani ajo që është vërtetuar, është fakti se nën administratën e Obamës, vëmendja e SHBA ndaj Ballkanit u zbeh shumë.
    Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare të administratës Trump, që të mbështesë idenë e ndarjes së kufijve midis Kosovës e Sërbisë por veç në mënyre subjektive hamendësohet, si pjesë e fushatës propogandistike për ta paraqitur në publik presidentin aktual të SHBA, si një “mik” të Putinit.

  5. Kjo eshte nje genjeshter e madhe. Sikur te mos mjaftonte vizita e Alex Soros ne rajon, deklarata e Carl Bildt, sot gazeta Zeri ka nxjerre raportin e nga Fondacioni Soros ne Beograd qe ka nisur kete proces.

    Eshte Sorosi njeriu qe po perpiqet ta kontrolloje riberjne e kufinjve.

  6. “Popullate me shumice serbe” dhe “popullate me shumice albofone”. Bytheqirat franceze, kermat e qelbura qe e nxjerrin koken here pas here me detaje te tilla te vogla qe tradhetojne anti-shqiptarizmin e tyre te rrenjosur deri tek gazetari me i lodhur i Le Mondit. Niperit dhe sterniperit e shkerdhatave qe e ndane Shqiperine ne 7 pjese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *