• |
ide | kryesore

Ekstradohet nga Greqia 29-vjeçari shqiptar i dënuar me 8 vite burg për trafikim të miturish

Lajme, Të fundit



Një shtetas i dënuar me 8 vite burg është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë.

Viktor Floqi, 29 vjeç,  lindur dhe banues në Elbasan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga zyra e Interpol Tirana.

Më datë 10 maj 2016, Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg për veprën penale të “Trafikim i personave të rritur”.

Shtetasi Viktor Floqi më datë 07.06.2014, ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J.H, banuese në lagjen “Partizani” Elbasan.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *