• |
ide | kryesore

FOTO/ Bolt bëhet futbollist, e dashura i bën dhuratën perfekte

Sport



Sprinteri legjendar Usein Bolt, 8 herë medalje e Artë, është shndërruar tashmë në një futbollist profesionist. Pasi ka kryer prova tek gjigantët e Bundesligës, Borussia Dortmund, norvegjezët e Stromgodset dhe kampionët e Afrikës së Jugut, Mamelodi Sundoëns, xhamajkani është akorduar me australianët e Mariners.

Bolt e kishte deklaruar gjithnjë pasionin për futbollin, duke pretenduar madje se nëse do të ishte futbollist do të luante për Manchester United, por tani do të luajë me skuadrën e A-League.
Për këtë rast, Kasi, që ka 272,000 ndjekës në Instagram, e ka nxjerrë në atë që ajo e quajti “Takim nate” për të festuar kontratën e tij të parë si futbollist.

Këpuca e Artë me bazë keku, me gjysëm piste vrapimi dhe gjysëm fushë futbolli, ishte dhurata origjinale e bukuroshes, e shoqëruar me mesazhin: “Për një fillim të ri” dhe “Faleminderit zemer”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *