• |
ide | kryesore

FSHF/ Rritja e numrit të lojtarëve të huaj në fushë vendoset të enjten

F1, Sport



Sezoni i ri është në prag, por rregullat e lojës mund të ndryshojnë sërisht përpara startit të kampionatit. Federata Shqiptare e Futbollit në takimin me përfaqësuesit e klubeve të Superiores ka përcaktuar disa ndryshime në krahasim me sezonin e kaluar, por më kryesorja mbetet për tu vendosur të enjten.

Dyndja e lojtarëve të huaj në kampionatin tonë ka bërë që edhe kërkesa e klubeve të jetë për të rritur numrin e lejuar të tyre në fushë. Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, e ka bërë të qartë se institucioni që drejton futbollin po e merr në konsideratë kalimin nga 4 në 5 të huaj njëkohësisht në fushë: “Ka patur një propozim nga 8 klube dhe do të vendoset të enjten. Nga katër lojtarë të huaj në fushë, është propozuar të jenë 5, ndërsa merkato do të mbyllet më 31 gusht”.

Një lajm aspak i mirë për futbollistët vendas, e aq më pak për të rinjtë që kërkojnë minutat e tyre, duke qenë se nga jashtë vijnë gjithnjë e më tepër alternativa, që në disa raste janë edhe ekonomike për klubet. Nuk është rastësi % e ulët e lojtarëve nën 21 vjecarë që luajë në Superiore.

Ndryshimi tjetër i rëndësishëm, por që nuk ka të bëjë me lojën e luajtur por me administrimin e ndeshjes është se Policia, në zbatim të ligjit për mbarëvajtjen e ndeshjeve, nuk do të qëndrojë më në shkallët e stadiumit, por vetëm jashtë tij në gatishmëri. Klubet duhet të kontraktojnë me shoqëri sigurie private për të ruajtur sigurinë në shkallë dhe ambjentet e brendshme.

Klubet duhet të fillojnë ti përgatisin ndeshjet një javë para dhe Skënderbeu-Partizani do të jetë një test për mbarëvajtjen. Shulku insistoi gjithashtu që vetë klubet të punojnë shumë më tepër me tifozeritë e tyre respektive, pasi në fund të çdo incidenti të mundshëm që mund të vijë prej pjesës së tifozerisë, përgjegjësia dhe sanksionet do të rëndojnë mbi vetë ata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *