• |
ide | kryesore

Lubonja: Në Rumani motivues korrupsioni, në Shqipëri s’ka prirje për ndryshim, por për të ikur

Lajme, Të fundit



Publicisti Fatos Lubonja ka komentuar protestat masive në Bukuresht të Rumanisë, ku kërkojnë largimin e qeverisë për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit në vend. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Lubonja komentoi edhe një parrullë që qarkullon në rrjetet sociale ‘Ne nuk jemi Shqipëri’, por në fakt e verteta e parrulles është ‘nuk duam korrupsion, por duam drejtësi’.  Ai tha se në Rumani protestojnë kundër korrupsionit, ndërsa në Shqipëri jo.

Fatos Lubonja bëri edhe një krahasim mes rolit të diasporës në Rumani dhe asaj në Shqipëri. Ai tha se  diaspora jonë vjen dhe mbështet kryeministrin dhe nuk mund të sjellë ndryshimin , ndërsa në Bukuresht kanë shkuar rumunë nga të gjitha vendet për të protestuar. Lubonja u shpreh se tek ne s’ka prirje për ndryshim, por për të ikur.

Diaspora jonë vjen dhe mbështet kryeministrin. Ne s’kemi parë të vijnë nga diaspora dhe të organizohen nga rrjetet sociale për të protestuar kundër korrupsionit.  Mbështetje politike mund të ketë, por korrupsioni në Rumani është motivues i protestës. Kur u fut Rumania në BE shumë eksponentë të BE thanë se bëmë gabim sepse atje ka  korrupsion. Tek ne nuk ka prirje për ndryshim, por për të ikur. Ne më shumë na bashkon Skënderbeu apo kombëtarja sesa për problemet që kemi për të ndryshuar kushtet ku jemi” – tha Lubonja.



6 Comments

  1. Ndryshimet dhe revolucionet i ben rinia por mjerisht Shqiperia e ka perzene rinine jashte vendit dhe po e perzen çdo dite.

    1. Nuk e ka thënë me këtë gjuhën tënde të ndyrë prej rugaçi Tosi, por ama qoftë “emigranti” Lubonja e qoftë edhe një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptare, kryesisht të shkolluarit me “mësimet e partisë” së Enverit, nuk pushuan asnjëherë së vjelluri vrer kundër forcave demokratike që përmbysën diktaturën enveriste.
      Edhe Fatosi një ndër ta është. Mik i Edi Ramës ka qenë.
      Qëndron ndryshe puna me Rumaninë.
      Në Rumani, ndryshe nga Shqipëria ku ato pak intelektualë antikomunistë i zhduku fizikisht krimineli diktator, e bijtë e tyre i la të pa shkolluar nëpër kampe e internime, Rumania e para luftës kishte me dhjetra mijë intelektualë antikomunistë. Janë bijtë e tyre emigrantë të sotëm që përbëjnë diasporën luftarake e që vijnë në Rumani të protestojnë kundër politikave korruptive komuniste.
      Kritikët analistë të sotëm, edhe nëse e e kanë bërë tabelë qitje Edi Ramën, gjithë hallin e kanë se mos ai me politikat e tij korruptive po instalon një shtet kapitalist kriminal e jo se ai është komunist.
      E deklaron vazhdimisht në publik Lubonja se të gjithë ata që sipas tij mbrojnë kapitalizmin e pronën private, janë “banditë”, duke futur në një thes si demokratët, ashtu edhe kategorinë e Ruçëve e Xhafëve.
      Për fat të keq në Shqipëri, ndikon shumë ajo çka thuhet nëpër media e në mediat shqiptare shumë rrallë mund të gjesh ndonjë gazetar të pa infektuar nga dogmat marksiste.

  2. Fatos,
    ate konkluzinin tend se diaspora mbeshtet kryeministrin po t’a ilustroj me nje batude te piktorit nderuar Kel Kodheli, qe kur dikush iu afrua piktures se tij per t’a pare nga afer ai i tha; “Pikturen po t’a shohesh nga afer vjen era mut.”
    Ne kete kontekst tregohesh naiv me vleresimin e diaspores e cila duke jetuar ne shtete te konsoliduara ekonomikisht dhe politikisht, dhe duke e pare nga larg zhvillimet e Shqiperine eshte afte tashme te beje dallimin ne qverite e tranzicionit, pra ti bije vete ne gracken qe ngre kunder qeverise aktuale.

  3. Ky tosi u lodh duke folur ne shqiperi per revolucionin por e ndegjojne rumunet,i shkreti la pushimet per te folur per protestat ne rumani.bravo tos.

  4. Ti ore i paemer ke mendimin tend, dhe dukesh qe je interesazhi i atyre qe shkaterruan shqiperine me qeverisjen e tyre 16 vjecare, por mos harro se shumica e shqiptarevet jane intelektuale dhe kane sy ne balle qe te shohin ndryshimen/ zgjedhin ate qeveri qe eshte me e ndershme dhe me e drejte per stabilizimen/ ndertimin e shtetit.

    Interesaxhinj dhe kurva si ty ka boll, por populli i thjeshte eshte i lodh nga ju dhe ska nevoje tu shikoj/ degjoj me..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *