• |
ide | kryesore

Menaxheri i Modric konfirmon, kroati ‘do të luajë në Itali’

Sport



Duhet në fakt një mrekulli, por Inter nuk ka hequr dorë nga ëndërra e verës. Kjo sepse Luka Modric nuk ka ndryshuar mendje: dëshiron të largohet nga Real Madrid e të fillojë një aventurë të re me Inter. Si raporton ‘Corriere della Sera’ ka patur një kontakt të ri mes Inter e kroatit: ka ndodhur të hënën në mëngjes, para nisjes së Real Madrid për në Estoni.

E të enjten, me rikthimin e tij në Madrid, Modric do të bëjë tentativën e fundit me Florentino Perez.
Shpresat janë, madje janë shtuar nga deklarata e menaxherit të kroatit, Marko Naletilic, për Tuttosport: “Për cilëndo arsye, Modric dëshiron të jetë një yll në Serie A me Inter. Le të shohim cdo të ndodhë. Besoj se herët apo vonë Luka do të luajë në Itali. Si shumë kroatë të këtij brezi, ai është rritur duke parë futbollin italian.”

Nuk ka mbaruar ende. Modric do të përpiqet ta bindë presidentin ta lërë të lirë. Perez deri tani ka ngritur gjithnjë murin: nuk pranon oferta nëse nuk është ajo e 750 milionë euro e klauzolës. Të enjten mesfushori do të bëjë tentativën e fundit, ka kohë deri të premten në orën 20, para se Inter të dorëzohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *