• |
ide | kryesore

Plagoset me thikë një person në Tiranë nga vëllai i tij, shkaku motive banale

Lajme, Të fundit



Një person është plagosur me thikë nga vëllai i tij pas një konflikti për motive të dobëta në Tiranë.

Sipas policise, ngjarja ka ndodhur sot rreth mesditës në rrugën “Meme Meto”, ku shtetasi me inicialet I.X., ka qëlluar në trup me mjet prerës, vëllain e tij A.X.

I plagosuri A.X., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme autorin I. X., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *